Opoja.net

Feniksi transferon lojtarin ndër më të mirët në botë

Sport
Feniksi transferon lojtarin ndër më të mirët në botë

Kampioni aktual i Kosovës në futsall, Feniksi nga Drenasi, ka bërë përforcimin e ri dhe të fundit në prag të garave në kuadër të Elite Round (raundit elitar) të këtij edicioni në UEFA Futsal Cup.

Bëhet fjalë për sulmuesin Angellott Caro, i cili njëherësh është edhe kapiten i Përfaqësueses së Kolumbisë në futsall. Caro 27-vjeçar është transferuar te Feniksi vetëm për ndeshjet e raundit elitar, ku ekipi kosovar bën pjesë në Grupin A së bashku me Nikars Riga (Letonia), Real Rieti (Itali) dhe Kairat Almaty (Kazakistan). Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në fund të këtij muaji në Almaty të Kazakistanit, kurse Feniksi do të luajë më datat 24, 25 dhe 27 nëntor, shkruan sot Koha Ditore.

Caro konsiderohet përforcim i jashtëzakonshëm për shkak të karrierës së bujshme në futsall. Ai së fundi, ishte pjesë e ekipit kolumbian Real Bucamaranga, kurse karrierë ka bërë edhe në Portugali, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Spanjë, Çeki, Venezuelë dhe Libi. Ai në Kolumbi konsiderohet si ikonë e futsallit dhe është pjesë e përfaqësueses kolumbiane prej vitit 2008 prej edhe kur bartë shiritin e kapitenit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore.

Neymar: Dua të luaj me Messin nga sezoni i ardhshëm

Kushtrim Guraj

LAJMI I FUNDIT: Amir Rrahmani rezulton negativ, mposht koronavirusin

Kushtrim Guraj

Zemra e Maradonës peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net