Opoja.net

Ferma e deleve në fshatin Pllajnik të komunës së Dragashit

Natyra Opoja
Ferma e deleve në fshatin Pllajnik të komunës së Dragashit

Opoja është një vendbanim malor që shtrihet në pllajen e maleve të Sharrit, në lartësinë mbidetare rreth 1350 m. Kushtet e këtyre viseve me kullosa të pasura kanë mundësuar zhvillimin e blegtorisë. Njëri ndër blegtorët e dalluar të fshatit Pllajnik, i komunës së Dragashit është Idriz Qusaj i cili aktualisht ka mbi 250 krerë të deleve me një traditë të gjatë familjare.

Në kopenë e tij, me shekuj ka qenë e kultivuar raca e deleve të Sharrit e cila është racë e produktivitetit të ulët, por nga përvoja e madhe Idrizi në vazhdimësi ka punuar në përmirësimin e racës duke bërë kryqëzimin e deles së sharrit me racën Vitermberg.

Megjithatë delja meleze e Opojës ka ruajtur cilësitë e deles autoktone të Sharrit sidomos për qëndrueshmërinë në kushtet e këtij ambienti.

Ndërkaq me përmirësimin e racës së deleve, delja e sharrit nga raca Vitermberg ka marr vetitë e përmirësimit të pjellorisë, shtimin e sasisë së mishit, sasinë dhe cilësinë e leshit dhe shtimin e qumështit.

Gjithashtu Idrizi është munduar të bëjë përmirësimin e racës autoktone të Sharrit me racën Franceze Lakon, por pavarësisht rendimenteve të larta të kësaj race, ajo nuk u është përshtatur kushteve klimatike të këtij regjioni dhe për këtë arsye, ai ka heq dorë nga kjo dhe i është kthyer përsëri racës së Sharrit të përmirësuar me Vitermberg.

Është me rëndësi të thuhet se për të arritur që këto dele të pjellin dy here mbrenda vitit, faktori kryesor që ndikon është të ushqyerit cilësor dhe në sasi të mjaftueshme, thot Idrizi. Për mbarështimin e suksesshëm të deleve janë të angazhuar e gjitha familja dhe secili ka detyra e ndara. Për shëndetin e deleve kujdeset djali i tij Iliri, i cili është në përfundim të studimeve të Veterinarisë.

Produktet kryesore të fermes së dhenëve të familjes Qusaj janë qumështi, mishi, djathi dhe kosi. Vlen të potencohet se sasia e djathit që ata përfitojnë nga një dele gjatë gjithë laktacionit është rreth 11 Kg.
Shitjen e deleve dhe desheve për mish e bëjnë kryesisht për kurbana, kurse qengjat i shesin kur ata arrijnë moshën 70 ditësh e më tepër dhe masën deri  25 Kg të peshës së gjallë. Deri në fund të muajin Nëntor, delet e kësaj ferme ishin ende në kullosa, dhe kjo për këtë familje do të thotë kursim në shpenzime për ushqim të deleve në shtallë. /landwirt.com/al/

Loading...

Mos i humb

Drejtori i Arsimit në Dragash Vloran Cenaj ka pritur sot në takim Igballe Potera – kryetare e Olimpiadës Speciale të Kosovës

Opoja.net

Kryetari Shabani, priti në takim z. Serdar Özaydın nga ambasada e Turqisë në Kosovë

Opoja.net

Kur do të ndërpritet mësimi paralel në shkollat e Gorës së Sharrit?

Opoja.net

Dhjetëra familje në Dragash janë mbështetur me pako ushqimore nga “Shoqëria e Bashkuar”

Opoja.net

Kampioni i tenderëve: Ish-kandidati i PDK-së fiton 21 tenderë në Dragash

Opoja.net

Aktivitetet për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurtit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net