Opoja.net

Festat e fundvitit, MASHT-i njofton për ditët e pushimit

Kosova
Festat e fundvitit, MASHT-i njofton për ditët e pushimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) përmes një komunikate për media ka njoftuar të gjitha institucionet arsimore se me rastin e Krishtlindjeve Katolike, data 25 dhjetor 2018 do të jetë ditë pushimi.

Po ashtu, ditë pushimi do të jenë edhe datat 1 dhe 2 janar 2019 me rastin e festës së Vitit të Ri, si dhe me 7 janar 2019 për nder të Krishtlindjeve Ortodokse.

Për institucionet e arsimit parauniversitar, periudha e parë e vitit shkollor përfundon me datën 28 dhjetor 2018 dhe periudha e dytë fillon më datën 14 janar 2019. Ndërsa, institucionet parashkollore pushojnë konform Ligjit për festat zyrtare (25 dhjetor 2018, 1, 2 dhe 7 janar 2019).

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ua uron festat e fundvitit të gjithë mësimdhënësve, studentëve, nxënësve dhe prindërve! /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Presidenti Thaçi mbërrin në Hagë për t’u intervistuar nesër nga Specialja

Opoja.net

Bizneset kërkojnë shtyrje të kësteve për kredi, BQK-ja thotë se ka bërë një zgjidhje më të mirë

Opoja.net

Lajçak flet pas përfundimit takimit Hoti – Vuçiq: Dialogu është kthyer në binarë

Opoja.net

Një ditë para nisjes në Hagë, Thaçi përkulet para varrit të Adem Demaçit

Opoja.net

Gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë mund të shpallet sot

Opoja.net

“Dialogu Kosovë-Serbi, i vështirë pa presidentin Thaçi”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net