Opoja.net

Fetahaj hat-trick, Liria triumfon si mysafire

Sport
Fetahaj hat-trick, Liria triumfon si mysafire

Sulmuesi më i mirë i Lirisë së Prizrenit, Liridon Fetahaj, ka qenë në element sot duke shënuar hat-trick për ekipin e tij në fitore ndaj Hajvalisë, për t’ia nisur mbarë pranverës në Superligë.

Liria ka triumfuar në Kishnicë 4-2 duke e mposhtur Hajvalinë dukshëm më të dobësuar sesa që ishte në vjeshtë.

Sidoqoftë, fitorja nuk ka qenë e lehtë për bardhezinjtë. Përkundër epërsisë së Lirisë, Hajvalia barazoi para fundit të pjesës së parë për të shkuar skuadrat në pushim, 1-1.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS
Ndërsa në pjesë të dytë, Liria u ndez nga Fetahaj i disponuar për të ngritur dhe thelluar epërsinë dhe të sigurojë ×toren 2 golëshe në fund.

Me këtë fitore Liria mban pozitën e shtatë, aty ku ishte edhe në pushim dimëror, por tash më afër pjesës së epërme me pikë. E Hajvalia, duket se vështirë do të mbijetojë stinorin.

Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

Kushtrim Guraj

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net