Opoja.net

FFK thotë se anëtarët e FIFA-s janë për pranimin e Kosovës

Sport
FFK thotë se anëtarët e FIFA-s janë për pranimin e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka thënë se anëtarët e FIFA-s janë në disponim të mirë për pranim të Kosovës në FIFA.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe anëtari i KE së FFK-së, Flamur Bunjaku po marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s që do të mbahet sot në Meksikë.

FFK përmes një komunikate bën të ditur se, “delegacioni kosovar ka pasur një sërë takimesh me kryetar dhe përfaqësueses të shumë federatave dhe sipas tyre ka një disponim të mirë të anëtarëve FIFA-s, që Kosova të pranohet në FIFA”.

Pas pranimit të Kosovës në UEFA më 3 maj, sot Kosova pritet të anëtarësohet edhe në FIFA.

© Opoja.net

Maradona nuk ‘mundi të prehej në paqe’, tifozët hynë në ndërtesën e presidencës, policia i largoi me dhunë ata

Kushtrim Guraj

Lajm i papritur nga Argjentina, Maradona ka nënshkruar të mos varroset, zbulohet çfarë ka kërkuar legjenda e futbollit

Kushtrim Guraj

Punonjësi i funeralit bënë foto me kufomën e legjendës argjentinase dhe kritikohet pafundësisht në rrjetet sociale

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net