Opoja.net
Meka Mish

FFK thotë se shitja e biletave Kosovë-Danimarkë po ecë me ritëm të mirë, ndërsa të hënën fillon shitja e biletave për ndeshjen ndaj Bullgarisë

Procesi i shitjes së biletave për ndeshjen miqësore Kosovë-Danimarkë, e cila zhvillohet më 21 mars, po ecën pa pengesa dhe me ritëm mjaft të mirë nëpërmjet platformës online.

Deri më tash është shitur pjesa më e madhe e biletave, derisa në dispozicion të dashamirëve të futbollit janë edhe rreth 2200 bileta.

Biletat e tribunës lindore po thuajse janë shitur plotësisht, derisa në tribunën perëndimore janë edhe rreth 600 vende të lira në tribunat P1 dhe P4, si dhe rreth 400 vende në ulëset VIP.

Procesi i shitjes së biletave po ecën pa probleme dhe pa ngarkesë, derisa sipas pronarëve të platformës Tiks.app problemet e vetme shfaqën tek ata qytetarë që nuk kanë shumë njohuri me procesin e blerjeve online, por që stafi i kompanisë vazhdimisht po ua jep këshillat e nevojshme për t’ia bërë sa më të lehtë procesin e finalizimit të blerjes së biletës.

Ndërkohë, shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”, Kosovë-Bullgari, do të nisë, të hënën, më 11 mars.

Procesi i shitjes së biletave për dy ndeshjet është ndarë me qëllim që të shmanget mbingarkesa dhe rënia e sistemit e platformës. /FFK/

KG 1

Mos i humb

Hazard debuton te Real Madridi me fanellën me numër 50, arsyeja është unike

Opoja.net

I jashtëzakonshmi Celina, shënon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë

Opoja.net

Unitedi mposht Interin në International Champions Cup

Opoja.net

Xherdan Shaqiri promovon fanellat e treta të Liverpoolit

Opoja.net

Lajm i madh nga Arbër Zenelin

Opoja.net

Maldini: Modric është perfekt për Milanin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net