Opoja.net

Fillon llogaritja dimërore e kohës

Kosova
Fillon llogaritja dimërore e kohës

Në orën tre pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës me çka akrepat do të kthehen një orë prapa nga ora 03:00 në orën 02:00, transmeton Anadolu Agency (AA).

Parlamenti Evropian në mars të vitit të kaluar votoi për heqjen e ndërrimit të kohës sezonale nga viti 2021 ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të vendosin nëse do të zbatojnë llogaritjen e përhershme dimërore apo verore të kohës.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 1970 me arsyetimin se me atë zgjatet dita, mundësohet kursimi i energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kalimi nga llogaritja verore në llogaritjen dimërore të kohës për herë të parë u vu re në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore dhe deri më tani është vendosur në rreth 70 vende, kryesisht në hemisferën veriore.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut llogaritja dimërore dhe verore e kohës me ligj është rregulluar në vitin 1996.

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net