Opoja.net

Filmi më i ri i Arbër Krasniqit “My hero”, me premierë në shtator

Kultura
Filmi më i ri i Arbër Krasniqit “My hero”, me premierë në shtator

Në një rrëfim për KultPlus, regjisori Krasniqi thotë se filmi i tij ka për qëllim projektimin e drejtë të luftës së të UÇK-së, duke u nisur nga prezantimi i vlerave universale njerëzore që fitojnë edhe në rrethana lufte.

Ngjarja e filmit “My hero”, në regji të Arbër Krasniqit , zhvillohet në vitin 1999, në një transhe të UÇK-së. Pas një aksioni të ndërmarrë, Genci, një ushtar i UÇK-së, nuk arrin të kthehet në transhe. Pas pritjeve të gjata, Lumi, komandant i njësitit, vendos të futet i vetëm në aksion për ta nxjerrë Gencin e plagosur, nga pika e zjarrit. Gjatë këtij aksioni, në tërheqje e sipër, Lumi plagoset rënd dhe ndërron jetë pasi që kthehen në transhe. Genci shpëton. Më tutje zhvillohet drama e atij që ka mbijetuar luftën.

Në një rrëfim për KultPlus, regjisori Krasniqi thotë se filmi i tij ka për qëllim projektimin e drejtë të luftës së të UÇK-së, duke u nisur nga prezantimi i vlerave universale njerëzore që fitojnë edhe në rrethana lufte. Ai poashtu tha se në spikamë vihet sidomos ndjenja e solidarizimit dhe sakrificës për shokun, me të cilin e lidh një fat i përbashkët.

“Përmes fatit të individëve synon të jepet fati i një kolektivi i cili kishte bërë një luftë të drejtë. Luftërat janë një gjë e keqe, këtë e dinë edhe personazhet e filmit, luftëtarët në vijën e parë, por ndjenja e dashurisë e detyrës ndaj vendit, i bënë të mos kenë dilema për rrugën e nisur. Ata janë çlirimtarët. Që nuk kursyen veten. Prandaj më pëlqen një thënie e Adem Jasharit, i cili ka thënë se “Luftërat shkojnë e vijnë, ushtarët e mi mbeten vetëm çlirimtar”, sepse kjo është sakrifica ma sublime e njeriut, të japësh gjithçka e të mos kërkosh asgjë si këmbim”, tha regjisori Arbër Krasniqi për KultPlus, i cili vazhdoi të thotë se e gjithë kjo e ka bërë atë që tani të vazhdojë të trajtojë problematikën e luftës nëpër filmat e tij.

Xhirimet e filmit “My hero”, po bëhen në Kosovë dhe në Shqipëri. Ky është filmi i tetë i regjisorit Arbër Krasniqi, që vjen me metrazh të shkurtër, ndërsa po me këtë film ky regjisor do e mbroj edhe titullin Master në Akademinë e Arteve, dega regji filmi. “My hero”, është ndihmuar nga “Tri dritare”, nga Komuna e Dragashit dhe nga Komuna e Mitrovicës, ndërsa premiera e tij pritet të jepet në shtator të këtij viti.

Në kastën e aktorëve të filmit “My hero”, bëjnë pjesë Labinot Lajçi, Fron Zehri, Nexhmedin Kurti, Qerkin Krasniqi…, ndërsa drejtor fotografie DoP është Blerim Gjinovci.

Prizren, ekspozitë dyersh dhe dritaresh që çojnë drejt historisë

Opoja.net

‘A e n’kryot a?’, ‘Lum ajo nonë gji t’ka bo’: Urimet popullore në të folmen e Opojës

Opoja.net

Flet kompozitori i këngës “Marshi i UÇK-së”: Kam marrë miliona euro për këtë këngë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net