Opoja.net

Fitore bindëse e Arsenalit në udhëtim te Frankfurti

Sport

Arsenali ka triumfuar në ndeshjen më të rëndësishme të Grupit F, ku ka mposhtur Frankfurtin me rezultat bindës 0-3.

Topçinjtë ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe shënuar tre gola.

Fillimisht në pjesën e parë realizoi talenti Willock në minutën e 38-të pas një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

Me epërsinë minimale të Topçinjve 0-1 skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.

Frankfurt tentoi të rikthehet në lojë në pjesën e dytë, duke e rrezikuar disa herë portën e Topçinjve.

Por vendasit në minutën e 79-të mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi u përjashtua Kohr.

Epërsinë numerike e shfrytëzoi Arsenali që shënoi edhe dy gola të tjerë me talentin Saka dhe Aubameyangin për 0-3.

Kësisoj pas ndeshjes së parë në Grupin F, Arsenali zë pozitën e parë me tri pikë, aq sa ka edhe Standard Liege që mposhti Vittoria Guimaresin. /Telegrafi/

Mos i humb

Ëndrra vazhdon, fitore dhe spektakël ndaj Malit të Zi

Opoja.net

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, kështjella e pamposhtur e ‘Dardanëve’

Opoja.net

UEFA paralajmëron spektakël në ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Opoja.net

Formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi

Opoja.net

Danimarka mposht në fund Zvicrën

Opoja.net

Zyrtare: Ranieri emërohet trajner i Sampdorias

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net