Opoja.net

Fitore e vështirë e Milanit (Video)

Sport
Fitore e vështirë e Milanit (Video)

Milani e ka mposhtur 1:0 Sassuolon në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26’të në Serie A.

Milani i Vincenzo Montellas ka regjistruar fitoren e dytë me radhë në Serie A, duke e mposhtur me shumë vështirësi Sassuolon, ndeshje e cila përfundoi me rezultat minimal 0:1, shkruan Gazeta Express.

Golin e tri pikëve dhe të vetmin në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Carlos Bacca në minutën e 22’të nga penalltia, pak minuta pasi Domenico Berardi humbi penallti për Sassuolon.

Pas kësaj fitore, Milan shkon në kuotën e 47 pikëve, një më pak se Interi që sonte përballet me Romën. /Express/

Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

Kushtrim Guraj

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net