Opoja.net

Fjalëkalimet e shumta që keni mund t’ju menaxhojnë falas aplikacionet më të mira të këtij viti

Teknologji

Ka ardhur koha t’i hidhni shënimet nëpër letra dhe të keni qetësi të mendjes, duke ia besuar disa aplikacioneve, t’i mbajnë mend fjalëkalimet për ju.

Për të qenë sa më të sigurt, duhet krijuar dhe mbajtur mend fjalëkalime të ndryshme, për secilën llogari të hapur, gjë që nuk është aspak e lehtë, transmeton Telegrafi.

Më e vështirë bëhet, nëse të gjitha iu janë mbyllur menjëherë dhe nuk iu kujtohet aspak, se si ishte fjalëkalimi i llogarisë së caktuar. Këtë angazhim, mund ta bëjnë për ju, disa prej aplikacioneve që ofrohen falas, derisa janë vlerësuar si më të mirat e këtij viti, së paku deri më tani.

LastPass, 1Password, Bitwarden, Dashlane, Keeper dhe KeePassXc janë aplikacionet më të mira, deri në shtator të vitit 2019.

Vlerësimi rreth tyre, është bërë në bazë të përshkrimeve që janë lënë, nga shfrytëzuesit që i kanë përdorur për fjalëkalimet e tyre.

Të gjitha këto aplikacione, mund të aktivizojnë të gjitha pajisjet tuaja, si Windows, macOS, telefonat Android, iPhone dhe iPad.

Kur të bëhet regjistrimi, shfrytëzuesi merr një fjalëkalim të vetëm, apo ka mundësi që hapja të bëhet me PIN, apo edhe sistem regjistrimi të gishtit dhe menaxhimi i të gjitha fjalëkalimeve bëhet me lehtësi. /Telegrafi/

Mos i humb

Një mjet i vogël satelitor ju lejon të dërgoni mesazhe, pa rrjet celular apo të internetit

Opoja.net

Tani edhe zyrtarisht,Kina punon në teknologjinë 6G

Opoja.net

Adobe lansoi më në fund aplikacionin Photoshop për iPad

Opoja.net

Facebook ka një logo të re – por aplikacioni do të duket i njëjtë

Opoja.net

Qysh me ndryshu stilin e shkrimit në Whatsapp?

Opoja.net

Google do të blej Fitbit, për të zhvilluar orën e tyre të mençur

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net