Opoja.net

Flisni në gjumë? Ja pse ndodh!

Shëndeti
Flisni në gjumë? Ja pse ndodh!

Ju ka ndodhur që t’iu kenë thënë që flisni gjatë gjumit ose  keni dëgjuar ju të tjerët ta bëjnë këtë gjë? Me siguri që po!

E folura në gjumë është njohur si somniloquy, një çrregullim gjumi ku personat nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë.

E folura në gjumë mund të përfshijë një dialog të komplikuar apo monologje të pakuptueshme, por shpesh herë edhe të qarta.

Sipas National Sleep Foundation, kjo ndodh më shumë tek meshkujt dhe tek fëmijët.

Një pjesë e kësaj mund të lidhet me ngjarjet, përvojat apo marrëdhëniet e kaluara që kanë ende rëndësi apo ndikim emocional.

National Sleep Foundation thekson se e folura në gjumë mund të shkaktohet edhe nga disa faktorë të tjerë siç janë: stresi, depresioni, alkooli, temperatura ose nga disa mendikamente të caktuara, shkruan tvklan. Sipas shkëncëtarëve e folura në gjumë nuk mund të zgjasë më shumë se 30 sekonda.

Një mollë në mëngjes, 5 përfitime shëndetësore në trupin tuaj

Opoja.net

Qytetarët mund ta marrin rezultatin për COVID-19 brenda 15 minutave me testin rapid të antigjenit

Opoja.net

Dobitë shëndetësore të çajit të zi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net