Opoja.net

Florian Marku dhuron spektakël dhe mposht në Londër çekun Miroslav Serban

Sport
Florian Marku dhuron spektakël dhe mposht në Londër çekun Miroslav Serban

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka vazhduar shkëlqimin në boksin profesionist.

Në meçin e zhvilluar në Londër, Florian Marku ka mposhtur rivalin e tij çek Miroslav Serban.

Ky meç është zhvilluar në Londër në sallën ‘York Hall’, ku Marku mori fitoren me vendim unanim të gjyqtarëve.

Interesimi për të parë nga afër këtë ndeshje ishte jashtëzakonisht i madh, ku në sallë nuk munguan flamujt e shumtë shqiptar.

Në mesin e përkrahësve të Florian Markut, kanë qenë edhe dy yjet e Arsenalit, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi që janë edhe miq të mirë të boksierit shqiptar.

Kundërshtari i Markut, 28 vjeçari Serban, në karrierën e tij në boks ka realizuar deri tani 15 ndeshje , duke përfshirë edhe ‘dyluftimin’ ndaj Markut, nga të cilat ka arritur të fitojë 11.

Ndërsa për boksierin shqiptar kjo ishte fitorja e pestë në po kaq ndeshje për Markun në boks. /Telegrafi/

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net