Opoja.net

Forca e Sigurisë e Kosovës zë vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Kosova
Forca e Sigurisë e Kosovës zë vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 19“, ekipi i Forcës së Sigurisë të Kosovës arriti që të rrëmbej medaljen e argjendtë, duke u radhitur i dyti në këtë garë.

Sipas njoftimit për media gara patrulluese filloi më datën 16 tetor 2019 dhe zgjati 48 orë, pa ndërprerë, ku morën pjesë gjithsej 132 ekipe, prej të cilave 34 ishin nga shtetet e ndryshme.

“Kjo është hera e tretë që FSK-ja po merr pjesë në garën ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol“, e cila organizohet nga Brigada e Këmbësorisë 160-të e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar. Përveç Republikës së Kosovës, në garën „Cambrian Patrol 19“ në Mbretërinë e Bashkuar, morën pjesë edhe ekipet e forcave të armatosura të vendeve të rajonit, si nga Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Greqia”, thuhet në njoftim.

Gara „Cambrian Patrol 19“ është një aktivitet shumë sfidues dhe prestigjioz ushtarak që teston të gjitha aftësitë themelore ushtarake të ushtarit të sotëm, duke rritur aftësinë e udhëheqjes dhe nivelin e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë./Telegrafi/


Loading...

Mos i humb

Lajm i mirë për ata që ende s’i morën 170 euro dhe aplikuesit e tjerë nga Pakoja e kaluar

Opoja.net

35 raste të reja me koronavirus në Ferizaj, një pacient i shëruar

Opoja.net

Situata me koronavirus në Pejë, rreth 60 raste aktive

Opoja.net

KEK-u sqaron në lidhje me angazhimin e kompanisë “ALSTOM” në KEK

Opoja.net

Erërat e fuqishme në Prizren, 56 shtëpi mbesin pa rrymë pasi u rrëzuan shtyllat elektrike

Opoja.net

Ja sa personave sot iu bë pagesa prej 170 euro

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net