Opoja.net

Ford Mustang, vetura më e shitur sportive

Teknologji

Fordi së fundmi ka bërë të ditur se modeli Mustang është vetura më e shitur në Gjermani dhe si duket ky trend ka vazhduar nëpër gjithë shtetet tjera.

Kompania amerikane ka njoftuar se modeli coupe është vetura sportive më e shitur nëpër gjithë botën për vitin 2015.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Duke u bazuar në të dhënat nga “IHS Automotive”, Ford ka njoftuar se vitin e kaluar ka shitur afër 110 mijë Mustang coupe dhe 30 mijë Mustang kabrio. Pasi Mustangu është vetura e vetme sportive që ka shitur më shumë se 100 mijë njësi gjatë 2015, ky model është vetura me dy dyer më e shitura në botë”.

Ford ka njoftuar se kjo është një arritje e madhe për kompaninë pasi Mustangu është i limituar në tregun e Kinës dhe të Britanisë së Madhe, transmeton Koha.net.

Fordi në Amerikë vetëm muajin e kaluar ka shitur 12,563 Mustang, që do të thotë se ka mposhtur me shitje kombinimin e modeleve Chevrolet Camaro dhe Dodge Challenger.

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net