Opoja.net

Formacionet zyrtare: Anglia – Kosova, përballja për vendin e parë në grup

Sport

Anglia dhe Kosova i kanë publikuar formacionet për përballjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja që zhvillohet në kuadër të Grupit A, do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit.

‘Tre Luanët’ janë lider të grupit me nëntë pikë, të ndjekur nga ‘Dardanët’ me tetë, Republika Çeke me gjashtë, Mali i Zi dhe Bullgaria me nga dy sos.

Anglezët në ndeshjen e kaluar kishin fituar 4-0 ndaj Bullgarisë, derisa Përfaqësuesja jonë që nuk di për humbje që 15 ndeshje i mposhti 2-1 çekët në ‘Fadil Vokrri’.

Ashtu siç kishte njoftuar edhe Telegrafimë herët gjatë ditës për formacionin e mundshëm të Kosovës me dy ndryshime, doli të jetë zyrtar.

Formacioni startues i Anglisë: Pickford, Alexander-Arnold, Chilwell, Rice, Keane, Maguire, Sterling, Henderson, Kane, Barkley, Sancho.

Formacioni startues i Kosovës: A. Muriqi, Vojvoda, Rrahmani, Aaliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Muslia, Berisha, Celina, V. Muriqi. /Telegrafi/

Mos i humb

Kosova dhe Serbia përplasen edhe rreth futbollit

Opoja.net

Fitore bindëse e Arsenalit në udhëtim te Frankfurti

Opoja.net

Renditja e re e FIFA-s – Kosova në pozitë rekorde, Shqipëria nuk ndryshon vend

Opoja.net

Lajm i mirë për Kosovën, Hekuran Kryeziu i rikthehet stërvitjeve pas lëndimit të rëndë

Opoja.net

Bayern Munich fiton me lehtësi në ‘Allianz Arena’

Opoja.net

Atletico Madridi dhe Juventusi dhurojnë spektakël, barazojnë në trilerin e katër golave

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net