Opoja.net

Foto nga apartamenti i ri luksoz i Pogbas në Miami

Sport
Foto nga apartamenti i ri luksoz i Pogbas në Miami

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, shpeshherë udhëton në Miami, ku ndjek edhe ndeshjet e klubit ta basketbollist Miami Heat. Për t’i bërë këto udhëtime edhe më të rehatshme, tani Pogba e ka blerë një apartament luksoz në qytetin amerikan.
E dizajnuar nga arkitektja e ndjerë britanike, Zaha Hadid, ndërtesa One Thousand Museum është bëra njëra ndër vendbanimet më të kërkuara në Miami. Aty janë shpërngulur një numër i madh i superyjeve që kur është hapur në vitin 2009, transmeton Front Online.
Në mesin e fqinjëve të rinj të Pogbas do të jetë edhe legjenda e Djajve të Kuq dhe Anglisë, David Beckham, i cili tashmë e ka themeluar një klub të ri në Miami, Inter Miami.
27-vjeçari Pogba dhe partnerja e tij, Zulay, tani do të kenë mundësi t’i shijojnë udhëtimet e tyre të shpeshta në Miami edhe më shumë, pasi që tani e kanë një pamje të mrekullueshme të qytetit nga apartamenti i tyre i ri.
Në po të njëjtën ndërtesë jetojnë edhe disa shokë të Pogbas, si muzikanti Pharrell Williams dhe basketbollisti i Miami Heat, Jimmy Butler. /Front Online/
The post Foto nga apartamenti i ri luksoz i Pogbas në Miami appeared first on Front Online.

Loading...

Mos i humb

Real Madrid me ofertë të madhe për Havertz

Kushtrim Guraj

United beson në marrëveshjen me Pogbën

Kushtrim Guraj

Arbër Zeneli nostalgjik për topin

Kushtrim Guraj

Vdes Steve Priest, basisti i bendit “The Sweet”

Kushtrim Guraj

Leipzig planifikon ta zëvendësojë Wernerin me Rashicën

Kushtrim Guraj

Edhe Brescia heq dorë nga Balotelli?

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net