Opoja.net

Franca befason “befasinë e Euro 2016”

Sport
Franca befason “befasinë e Euro 2016”

Franca ka qenë e pa mëshirshme ndaj befasisë së këtij Evropiani, Isldanës duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-2.

Llogarinë e golave e hapi sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud, i cili shënoi në minutën e 12, pas një pasimi të bukur nga Matuidi, raporton Koha.net. Epërsinë e dyfishoi Paul Pogba pas tetë minutave.

Francezët nuk u ndalën me kaq në pjesën e parë, pasi shënuar dy gola të shpejtë në këtë pjesëlojë. Payet dhe Griezmann shënuan në minutat 43, respektivisht 45.

Islanda arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 56 përmes Sigthorssonit, por Franca përsëri e rikthyu avantazhin prej katër golave përmes Giroudit, i cili shënoi në minutën e 59.

Ndërsa në fund të takimit Islanda ngushton edhe njëherë epërsinë përmes Bjarnasonit, i cili shënoi në minutën e 84.

Franca tani në gjysmëfinale do ta ketë përballë kampionin e botës, Gjermaninë, që mbrëmë e eliminoi Italinë me shumë vështirësi.

Milani ka krijuar ekip fitues, s’di të ndalet edhe pa Ibrahimovicin

Kushtrim Guraj

Zyrtare: Stadiumi i Napolit merr emrin e legjendës Maradona!

Kushtrim Guraj

Nuk këndellet Arsenali, mundet edhe nga Wolves

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net