Opoja.net

Freskia e Ramazanit: Mbrëmje Kuranore në Kumanovë dhe Tetovë

Rajoni
Freskia e Ramazanit: Mbrëmje Kuranore në Kumanovë dhe Tetovë

Edhe sivjet, Forumi Rinor Islam organizoi Mbrëmjet Kuranore me lexues të shquar si dhe Netët e Kulturës Islame me program të larmishëm kulturor.

Në  qytetin e Kumanovës, Netët e Kulturës Islame filluan me iftarin e madh që u mbajt në qendër të qytetit. Natën e dytë, u mbajt Mbrëmja Kuranore kurse natën e tretë u mbajt ligjëratë me hoxhën Halil Avduli, mysafir nga Kosova.

Njëherit, për tri net radhazi u realizuan edhe aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike, si: kuizi për filloristë, fjalime motivuese, ekspozita e pikturave, shfaqja e filmit “Hakmarrja dhe Islami” si dhe u bë shitja e librave dhe ëmbelsirave.

Në qytetin e Tetovës u organizua poashtu Mbrëmja Kuranore. Lexues në këtë mbrëmje ishin hafizlerë të shquar nga Maqedonia dhe Kosova, si: Flamur Kasami, Armend Beqiri dhe Ajdin Aliji. Mbrëmja u mbajt në qendër të qytetit. Në Tetovë u organizua edhe Mbrëmja Islame, program vetëm për femra, që përfshiu lexim të Kuranit. interpretim monologu dhe ilahish.

tetove1

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net