Opoja.net

Frikë nga gjilpëra?

Shëndeti
Frikë nga gjilpëra?

Ka njerëz që vetëm duke parë një shiringë që merr gjakun, përpiqen shumë të kontrollojnë ankthin dhe kanë një ndjenjë të fikti.

Si ndodh? Bëhet fjalë për një reagim mjaft të zakonshëm, të përcjellë nga sistemi nervor, transmeton Telegrafi.

Frika dhe emocionet krijojnë një stimul i cili në formë të impulseve elektrike mbërrin deri në zemër, që si pasojë, ngadalëson të rrahurat e zemrës, duke shkaktuar një rënie të fluksit të gjakut në tru, prej nga vjen edhe ndjesia tipike “sikur të mungon gjë”.

Në raste të rralla arrihet deri në humbje të vetëdijes, por kryesisht bëhet fjalë për një ndjenjë të përgjithshme të pakëndshme. Gjendja keqësohet nëse ke tension të ulët të gjakut.

Për të shmangur problemet, para ekzaminimit bëja të ditur këtë mjekut apo infermieres.

Në vend që të qëndrosh ulur gjatë marrjes së gjakut, mund të qëndrosh shtrirë. Pozicioni favorizon qarkullimin e gjakut në tru. Si dhe, gjatë marrjes së gjakut shiko diku gjetkë.

Dy këshilla që reduktojnë në minimum këtë bezdi:

Pas analizës qëndro i qetë për disa minuta e kur të ndihesh i sigurt, ngrihu në këmbë ngadalë. Dhe, shko menjëherë të hash diçka. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Edhe klimat janë ato që ndihmojnë në shpërndarjen e Koronavirusit

Kushtrim Guraj

Vala e dytë e Covid-it do të vijë kur temperaturat të bien në 4 gradë

Kushtrim Guraj

Si mund të parandalohet virusi?

Kushtrim Guraj

Alarmon virologu gjerman: Do të ketë edhe valë të tretë të koronavirusit

Kushtrim Guraj

E konfirmojnë ekspertët: Kornoavirusi bartet edhe përmes ajrit

Kushtrim Guraj

Pulat mund të shkaktojnë një pandemi të re, 100 herë më të keqe se Koronavirusi

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net