Opoja.net

Fshati i bukur kosovar që po merr pamje sikurse fshatrat zvicerane

Kosova
Fshati i bukur kosovar që po merr pamje sikurse fshatrat zvicerane

Po të hysh në rrugën në të cilën lidhet fshati i bukur Uglarë, që gjendet në komunën e Gjilanit, vërehet një natyrë magjepsëse me bukuritë e saj, ajër të pastër, vend karakteristik me male, shtëpi të bukura, pastërti dhe të gjitha këto ofrojnë një pamje të larmishme dhe të jashtëzakonshme, shkruan albinfo.ch.

Fshati Uglarë është i pasur me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me natyrë magjepëse për syrin e njeriut, e ngjashme sikurse fshatrat zvicerane.

Me të hyrë në këtë fshat, natyra e saj e pastër dhe kulturat bujqësore të ofrokanë pamje mahnintëse, ndërsa malet për rreth saj i shtojnë hijeshinë e këtij fshati që çcdoherë e më shumë po shquhet si nga ana e kulturës, ashtu edhe për nga pastërtia që mbahet nga vetë banorët.

Uglarë është një vendbanim në komunën e Gjilanit. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Margesh dhe gjendet 5 kilometra larg qendrës komunale të Gjilanit.

Ky vend i bukur është vendosur në dy anë e lumit Morava e Binçës, që i’a shtojnë hijeshinë për nga pamja dhe shtrihet në skajin jug-lindor të Fushës së Gjilanit. Thuhet se fshati Uglarë ka 250 shtepi të banueshme dhe ka dikun rreth 1500 banorë, ku 100% e tyre janë shqipetar dhe ka disa lagje, ndërsa një përqindje e madhe e këtij fshati jeton në mërgim.

Duket se ky fshat ka një ekonomi të zhvilluar. Banorët kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori. Gjithashtu fshati Uglarë ka shkollën fillore “Vehbi Ibrahimi”, me rreth 250-300 nxënës.

Kush ka kohë dhe mundësi, nuk ka pse të mos i vizitojë dhe t’i shijojë, sepse në vete bart kulturë dhe natyrë magjepse.

Loading...

Mos i humb

Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Opoja.net

Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen

Opoja.net

Autorit të Deklaratës së Pavarësisë s’iu pagua mundi kurrë!

Opoja.net

12 fëmijë të lindur në 2008-en, vit kur lindi Kosova, pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës

Opoja.net

Pas 35 vite punë në Zvicër, mërgimtari kthehet në vendlindje për të investuar (Video)

Opoja.net

Rrënqethëse, ish-ushtari tregon çka u kishte thënë Adem Jashari mëngjesin e 5 Marsit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net