Opoja.net

FSK-ja me 45 serbë, javën tjetër bëhet ushtri

Kosova
FSK-ja me 45 serbë, javën tjetër bëhet ushtri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar dje në Parlamentin e Kosovës Projektligjin për ndryshimin e misionit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nga një forcë civile në një forcë me përgjegjësi mbrojtëse e ushtarake.

Ky ligj pritet të votohet nga ligjvënësit javën tjetër, pasi që po përkrahet edhe nga opozita në Kuvend.

FSK-ja, transformimi i së cilës po kundërshtohet nga deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës, nuk refuzohet nga të gjithë qytetarët serbë të cilët jetojnë në Kosovë. Pjesë e kësaj Force, sipas statistikave që i posedon gazeta “Zëri”, janë 45 serbë.

Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, po ashtu ka bërë të ditur për “Zërin” se pjesë e FSK-së janë edhe 30 pjesëtarë të komunitetit ashkali, 43 boshnjakë, 3 kroatë, 14 egjiptianë, 2 goranë, 2 romë, 49 pjesëtarë të komunitetit turk, 1 i komunitetit maqedonas dhe 1 gjerman. /Zëri/

Loading...

Mos i humb

Mesazhi i fundit si kryeministër: Kjo është qeveri e paligjshme, kjo është qeveria koti

Opoja.net

Ndalet tregtia Kosovë – Serbi

Opoja.net

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net

Disa nga masat që duhet respektuar në momentin që fillojnë udhëtimet me avion

Opoja.net

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Opoja.net

Raporti i UNDP: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti në vendin e dytë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net