Opoja.net

FSK-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Kosova
FSK-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Me rastin Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK) dhe FSK-ja organizuan aktivitete të ndryshme në pastrimin e ambientit dhe mbjelljen e fidanëve-drurëve dekorativ dhe luleve, në hapësirat e Ministrisë dhe kazermave të FSK-së si dhe në disa ambiente publike.

Aktiviteti kryesor u mbajt në ambientet e Ministrisë dhe Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku në shënimin e Ditës së Tokës morën pjesë: zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj, gjeneralët Zymer Halimi, Nazmi Brahimaj dhe Gëzim Hazrolli,  oficerë dhe ushtarë të FSK-së si dhe safi civil i Ministrisë.

Zëvendësministri Fadil Gashi tha se ky aksion për pastrimin e ambientit të mos jetë vetëm një ditë, por çdo ditë t’i kushtohet kujdes mjedisit dhe ambientit ku jetojmë.

Ky aksion për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës u shënua në të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksionit për pastrimin dhe mbjelljen e fidanëve në Ministri dhe FSK iu bashkuan edhe pjesëtarët e NAT-it, NLAT-it (Ekipi Këshillues dhe Ekipi Ndërlidhës i NATO-s për FSK-në).

Po ashtu në kuadër të bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, FSK-ja sot, për Ditën e Tokës ka qenë e angazhuar me mjetet teknike dhe personel në Lagjen “Emshiri’’ dhe në Hajvalli- hapësirat e Pallatit të Drejtësisë, në Prishtinë.

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Opoja.net

Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

Opoja.net

Në Kosovë nis shitja e pajisjes që detekton radarin e Policisë, kushton vetëm 28 euro

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net