Opoja.net

FSK-ja trajnon Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave

Kosova

Në kuadër të Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QTKSH) të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) është duke u realizuar trajnimi “Zhytje e avancuar”,  ku po marrin pjesë pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK) dhe pjesëtarët e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Sipas njoftimit për media, trajnimi ka filluar më 2 shtator dhe do të përfundojë më 20 shtator, dhe po realizohet në tri lokacione: Pomozotin, Liqenin e Batllavës dhe atë të Radoniqit.

“Instruktorët e specializuar të QTKSH-së janë duke e realizuar trajnimin me institucionet vendore të sigurisë, në mënyrë që së bashku t’i fitojnë njohuritë e nevojshme në fushën e kërkim – shpëtimit në ujëra, për të qenë të gatshëm dhe me ndërveprueshmëri institucionale, t’i kryerjen me sukses detyrat në raste reale të fatkeqësive natyrore dhe atyre njerëzore. Në këtë trajnim, që përfshin pjesën teorike me 27 orë dhe pjesën praktike me 75 orë, testohen aftësitë në fusha të ndryshme që kapin elementin e zhytjes, si: zhytja dhe llojet e zhytjes; komunikimi nënujor; presioni dhe ligjet e fizikës; mjekësia e zhytjes; zhytja në izobat; zhytja
në grup; zhytja në thellësi; menaxhimi nënujorë; zhytja natën; navigimi natën etj”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera sipas njoftimit, specifikat e zhytjes dhe kërkimit në ujëra kërkojnë vëmendje të madhe dhe disiplinë të fortë.

“Pakujdesia më e vogël mund të kushtojë me jetë, prandaj pjesa praktike ka një rol të veçantë dhe i kushtohet kujdes secilit detaj, duke filluar që nga veshja e uniformës, bombolat e ajrit, bashkërendimi me ekipin, pajisjet dhe gjithçka që ka të bëjë me zhytjen”, thekson njoftimi. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Koronavirusi, kontrolle mjekësore në pikën kufitare të Morinës, gati edhe dhoma e karantinës

Opoja.net

Detaje të reja rreth pacientes kosovare e cila dyshohet se u infektua me koronavirus

Opoja.net

Kurti ia thotë në sy Bernabiqit: I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën

Opoja.net

Një rast i dyshuar për Coronavirus shtrihet në Klinikën Infektive, analizat pas dy ore

Opoja.net

Dy kërkesat e Albin Kurtit në Londër para kryeministres së Serbisë

Opoja.net

Kosova me planin e reagimit për coronavirus

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net