Opoja.net

Fundjava më ngrohtë, me mundësi për riga lokale shiu

Kosova
Fundjava më ngrohtë, me mundësi për riga lokale shiu

Në fundjavë ndryshueshëm, më ngrohtë, mundësi për riga lokale shiu.

Në ditët e fundjavës vendi ynë do të ndodhet ndërmjet fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit dhe fushave të presionit të ulët që po depërtojnë nga Europa perëndimore mbi Itali, ndërsa, nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të ngrohtë.

Në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm, më i ngrohtë, e priten mundësi për riga lokale shiu, kryesisht ditën e diel.

Javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i ngrohtë. Ditën e hënë, vende-vende priten reshje të dobëta shiu, ndërsa ditën e martë kryesisht me diell.

Pasi që ditëve në vijim, pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave të mira dhe mesatare.

2.11 – Vranësira dhe intervale me diell.

3.11 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

4.11 – Mot i ndryshueshëm, me erë, vranësira dhe intervale me diell. Paradite dhe pasdite vende-vende me reshje të dobëta shiu.

5.11-6.11 – Më ngrohtë, të martën kryesisht me diell, e ditën e mërkurë vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje, minimale do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 15C deri 19C.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 4-14m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale, e në fillim të javës do të pësojë rënie të theksuar nën këto vlera.

Loading...

Mos i humb

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Studentëve

Opoja.net

Punëtorët kanë frikë nga formimi i sindikatave në sektorin privat, rrezikojnë vendet e punës

Opoja.net

Në Kosovë ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave

Opoja.net

Pothuajse 75 për qind e shqiptarëve duan bashkimin Kosovë-Shqipëri, anulohet publikimi i studimit

Opoja.net

Punëtorët e sektorit privat kërcënojnë me protesta

Opoja.net

Edhe sot shi, këto janë temperaturat

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net