Opoja.net

Futbollisti i Shqipërisë humb ndeshjen vëllazërore ndaj Kosovës

Sport
Futbollisti i Shqipërisë humb ndeshjen vëllazërore ndaj Kosovës

Kombëtarja Shqiptare do të nisë grumbullimin më datën 9 nëntor, në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, por njëkohësisht edhe ndeshjes vëllazërore ndaj Kosovës, ndërsa trajneri Edy Reja ka marrë një lajm të keq.

Një nga futbollistët më në formë dhe më të qëndrueshëm të kuqezinjve në ndeshjet e fundit, fieraku Keidi Bare ka një dëmtim muskulor dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një muaj, ndaj nuk do t’i përgjigjet grumbullimit të Kombëtares.

Lajmi është konfirmuar nga mediat katalane, që raportojnë se mesfushori ishte dëmtuar në një ndeshje të Shqipërisë në fillim të tetorit dhe se gjendja u rëndua gjatë aktivizimit për 25 minuta në ndeshjen ndaj Espanyol dhe Ponferadinës.

Megjithatë tekniku 74-vjeçar italian shpreson që për këtë takim të ketë në dispozicion mesfushorin Klaus Gjasula, që nuk ishte për dy ndeshjet e tetorit për shkak të një dëmtimi, por që së fundi është rikuperuar totalisht.

The post Futbollisti i Shqipërisë humb ndeshjen vëllazërore ndaj Kosovës appeared first on FaktePlus.

Real Madridi publikon listën e lojtarëve ndaj Interit, tri mungesa të mëdha

Kushtrim Guraj

Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

Kushtrim Guraj

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net