Opoja.net

Gaethje zbulon çfarë i tha Khabibit kur e gjeti duke qarë në dysheme

Sport
Gaethje zbulon çfarë i tha Khabibit kur e gjeti duke qarë në dysheme

Justin Gaethje ka treguar se e ngushëlloi Khabib Nurmagomedovin për vdekjen e babait, kur i foli në vesh derisa ai po qante i shtrirë në dysheme pas fitores mahnitëse në UFC 254 të shtunën në mbrëmje.

Khabib e bëri një paraqitje mjeshtërore në luftën për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e lehtë në UFC, duke e lënë pandjenja për disa sekonda luftëtarin e rrezikshëm amerikan pasi e shtrëngoi në fyt në rundin e dytë.

Pak pas u shpall kampion i padiskutueshëm i botës me 29 fitore dhe asnjë humbje, Khabib njoftoi se kjo ishte lufta e tij e fundit në karrierë.

Luftëtari i arteve të përziera marciale ishte dukshëm i mërzitur pas triumfit – pasi ky ishte meçi i tij i parë që prej se i kishte vdekur babai – dhe shpërtheu në lot në mes të kafazit.

Edhe pse të dy u munduan ta rrihnin njëri-tjetrin pak çaste më herët, ata ndan një çast të ndjeshëm kur Gaethje e ngushëlloi Khabibin, duke i thënë se babai i tij, Abdulmanap, do të ishte krenar me të.

I pyetur se çfarë i kishte thënë Khabibit, Gaethje tha për BT Sport: “I thashë ‘nuk e kam pasur mundësinë të të them ngushëllime për humbjen e babait, por ti sapo e bërë shumë krenar babanë tënd’”.

 

The post Gaethje zbulon çfarë i tha Khabibit kur e gjeti duke qarë në dysheme appeared first on FaktePlus.

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net