Opoja.net

Gastronomët kundërshtojnë masat e vendosura nga Qeveria, paralajmërojnë masa radikale

Kosova
Gastronomët kundërshtojnë masat e vendosura nga Qeveria, paralajmërojnë masa radikale

Shoqata e Gastronomëve ka kundërshtuar vendosjen e masave të reja anti-COVID-19 nga Qeveria e Kosovës.

Ata kërkojnë që të përfshihen në Pako, siç është subvencionimi i pagave, qirasë dhe pagesën e interesave të kredive. Në të kundërtën, sipas tyre, do të ketë marrje të masave radikale, siç janë protestat.

Ne si Shoqatë pas të gjitha diskutimeve me anëtarët, së bashku me biznese të ndryshme të cilat do të preken nga Vendimi i radhës, njëzëri kemi rënë dakord, që në rast se vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të subvencionohen apo mbështeten me plane konkrete strategjike për mbulimin e dëmeve, dhe Pako për subvencionim të linjave të pagave të punëtorëve, subvencionim të shpenzimeve të qirasë, ndihmesë në pagesën e interesave të kredive, ndarjen e granteve që stimulojnë qarkullimin në gastronomi, zotohemi që do të kundershtojmë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, përfshirë edhe ato radikale, mos mbylljen e lokaleve, apo edhe protesta”, thuhet në reagimin e gastronomëve.

Sipas tyre, kjo lloj mbyllje nga Qeveria janë të papranueshme.

“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës bashkëndjejmë me të gjitha familjet më të prekura me COVID-19, e sidomos me ata të cilët tashmë kanë humbur më të dashurit e tyre, sepse edhe ne jemi pjesë e këtij populli dhe njëlloj kemi pasur të infektuar nga ky virus, por edhe të ndjerë tashmë. Mirëpo, këto lloj mbylljesh pa asnjë mbështetje, siç po pretendon Qeveria e Kosovës, janë të papranueshme për ne si shoqate, së bashku me katërdhjetë mijë punëtorët tanë e familjet e tyre”, përfundon reagimi.

Nuk ka vendim të ri të Qeverisë për masat anti-covid

Opoja.net

Hoti takohet me Zemaj për të vendosur rreth masave të reja

Opoja.net

Punëtorët e KEK-ut konsiderojnë se protestat janë të pashmangshme

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net