Opoja.net

Gati një aplikacion për koronavirusin, kjo është mënyra si do të funksionojë

Teknologji
Gati një aplikacion për koronavirusin, kjo është mënyra si do të funksionojë

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit është duke punuar për nxjerrjen e një aplikacioni posaçërisht për koronavirusin.

Ideja është kjo: të gjithë instalojnë aplikacionin dhe çdokush që teston pozitiv ndaj koronavirusit, klikon një buton në këtë aplikacion. Pastaj, kushdo që është afër me këtë person, merr një alarm.

Aplikacioni, i cili do të jetë i disponueshëm falas dhe është zhvilluar nga një ekip prej 43 punonjësish të teknologjisë dhe akademikëve në kohën e lirë, quhet “Private Kit” dhe mund të shkarkohet për iOS dhe Android. Ende po punohet për përmirësimin e tij. Të dhënat e përdoruesve nuk ruhen, me përjashtim të rasteve kur ata e zgjedhin vetë diçka të tillë për t’ua dhënë studiuesve që po merren me këtë gjë.

Aplikacioni ka nevojë për ndihmën e organizatave masive shëndetësore që të adoptohet gjërësisht nga popullsia. Por përveç kësaj, jo të gjithë njerëzit e sidomos ata në qendrat urbane kanë telefona apo internet. Mbetet për t’u parë nëse ky aplikacion do të funksionojë.

Loading...

Mos i humb

Astronautët nisen drejt orbitës nga toka amerikane

Opoja.net

Shumë investime në fushën e IT-së, pak efiçencë (VIDEO)

Opoja.net

SpaceX: Astronautët e NASA-s pritet të tentojnë sërish nisjen në hapësirë

Opoja.net

Fluturimi i Space X shtyhet për shkak të motit (VIDEO)

Opoja.net

Mbyllja e fabrikës së Nissanit në Barcelonë përcillet me protesta (VIDEO)

Opoja.net

Twitter lejon personelin të punojë nga shtëpia “përgjithmonë”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net