Opoja.net

Gazi në Kuvend në mesin ‘rrahjeve’ më të mëdha politike në botë

Kosova
Gazi në Kuvend në mesin ‘rrahjeve’ më të mëdha politike në botë

Gazeta ndërkombëtare me bazë në New York, “Wall Street Journal”, e ka radhitur incidentin me gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës në mesin e rrahjeve më të mëdha politike në botë.

Në një artikull me titullin “Rrahjet më të mëdha politike të botës”, kjo gazetë shkruan se Senati Amerikan nuk është më vendi për rrahje me grushte dhe kacafytje që dikur ishte – por në shumë vende të botës, politika ende shndërrohet në diçka fizike, transmeton Express.

“Në të kaluarën [1850], Senati Amerikan ka përjetuar rrahje me grushte dhe kacafytje. Prandaj, në vitin 1902, pas një kacafytjeje mes senatorëve demokratë, u aprovua një rregullore për sjellje në sallën e Parlamentit. E gjatë kësaj jave, kjo rregullore e njëjtë u thirr për t’ia mbyllur gojën senatores Elizabeth Warren”, shkruan e përditshmja amerikan.

Por në shumë vende të botës, politikat vazhdojnë të shndërrohen në diçka fizike, si rrahja me grushte në Parlamentin e Afrikës Jugore më 9 shkurt 2017, si dhe gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës më 10 mars 2016.

“Ligjvënësit opozitarë hodhën gaz lotsjellës në sallën e Parlamentit në dy raste, si protestë kundër marrëveshjeve të Qeverisë me Serbinë dhe Malin e Zi,” shkruan Wall Stree Journal.

Rrahje me grushte mes deputetëve ka ndodhur edhe në Parlamentin e Ukrainës më 11 dhjetor 2015, në atë turk më 11 janar 2017. Po ashtu, edhe deputetët japonezë janë kacafytur në Parlament më 17 shtator 2015.

Ndërkohë, në Kong Kong, dy ligjvënësit më të rinj dhe më radikalë shkaktuan rrëmujë në sallën parlamentare duke u futur vrullshëm për ta bërë betimin përsëri.

Loading...

Mos i humb

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë – gjithsej 106 të infektuar

Opoja.net

Edhe tri raste të reja me coronavirus në Kosovë

Opoja.net

Kurti i përgjigjet Presidentit: Veç zgjedhje, tjerat janë shkelje kushtetuese

Opoja.net

Këto janë vendimet e reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit!

Opoja.net

Nga sot ka filluar llogaritja verore e kohës

Opoja.net

Mësimi online do të vazhdojë deri më 6 prill

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net