Opoja.net

Gërvalla në Belgjikë kërkon mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave

Në vazhdën e takimeve bilaterale me zyrtarë të lartë shtetërorë të Belgjikës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, zhvilloi takime të ndara në Bruksel me Sammy Mahdi, sekretar i Shtetit për Azilin dhe Migracionin si dhe kryetaren e Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Els Van Hoof.

Gjatë takimit me sekretarin Mahdi biseduan detajisht për tema të rëndësishme siç janë mërgata dhe diaspora e Kosovës në Belgjikë, procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe çështja e riatdhesimit.

“Qeveria jonë mbetet e përkushtuar në vazhdimin e punës së mirë në menaxhimin e migracionit dhe në ripranimin e vazhdueshëm dhe ri-integrimin e të kthyerve”, ka deklaruar Gërvalla.

Tutje ajo ka theksuar se ka kaluar shumë kohë qyshkur Komisioni Evropian ka konfirmuar dhe ri-konfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret që janë kërkuar për liberalizimin e vizave.

Zvarritja e këtij procesi është duke ndikuar negativisht në shumë dimensione shoqërore dhe ekonomike.

“Ne kemi nevojë për mbështetje në këtë proces, në mënyrë që të mos e pësojnë padrejtësisht kryesisht bizneset dhe të rinjtë, të cilët janë të rinjtë e vetëm në Evropë që nuk kanë mundësi të lëvizin lirshëm”, shtoi më tej ajo.

Gjatë takimit me Els Van Hoof, kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme, Gërvalla ritheksoi përkushtimin e Kosovës për t’u integruar si në BE ashtu dhe në të gjitha organizatat e aleancat e vendeve demokratike.

Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe prioritetet që ka qeveria e re e Kosovës, për çka Gërvalla nënvizoi se forcimi i sundimit të ligjit është kryefjala e institucioneve vendore.

Edhe në këtë takim ministrja shfrytëzoi rastin të kërkoj mbështetje për çështjen e liberalizimit të vizave në mënyrë që ky proces të përmbyllet sa më parë.

Në vijim u shkëmbyen mendimet dhe përvojat rreth zhvillimeve rajonale, përcaktimit proevropian të Kosovës dhe shtimit të përpjekjeve të përbashkëta për shmangien e rreziqeve që i kanosen rajonit nga influencat e tjera joprogresive dhe jodemokratike. /Telegrafi/

Kurban – Bajrami të martën më 20 korrik 2021

Merlinda Guraj

S’ka kuorum, nuk kalon homologimi

Merlinda Guraj

Kuvendi shkarkon Bordin e RTK-së

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend