Opoja.net

Gishtat mbi ekranin e smartfonit prodhojnë energji elektrike

Teknologji
Gishtat mbi ekranin e smartfonit prodhojnë energji elektrike

Të transformosh lëvizjet ‘e ngadalta’ si ajo e gishtit mbi ekranin e smartfonit, apo valët në det të hapur në energji elektrike.

Një objektiv që deri tani ka qenë i pamundur, por që mund të transformojë teknologjitë e prodhimit të hapur të energjisë së pastër.

Një grup shkencëtarësh të universitetit të Pensilvanisë është duke punuar mbi këtë çështje, pjesë e të cilës është edhe Samsung, dhe rezultatet e para janë publikuar në revistën shkencore Advanced Energy Materials.

Idea e shkencëtarëve është ajo e magazinimit të energjisë së lëvizjeve “të ngadalta’, si lëvizja e gishtit në ekran, që deri tani i shpëton tërësisht pajisjeve të riciklimit të instaluara në disa smartfonë, transmeton tch. Kjo teknologji është pagëzuar me emrin “diodat jonike”, dhe arrin të transformojë në energji elektrike presionin delikat dhe konstant.

“Duke i vendosur në gjeneratën e ardhshme të smartfonëve, shpresojmë të arrijmë të furnizojmë me 40% të energjisë së nevojshme”, ka thënë Qing Wang, një nga autorët e studimit.

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net