Gjashtë aktivitete që zhvillojnë intelegjencën

Shëndeti
Gjashtë aktivitete që zhvillojnë intelegjencën

Inteligjentë jo vetëm lindim, por edhe mund të bëhemi, duke praktikuar disa aktivitete të caktuara. Duket si gjë e mirëqenë, por konfirmimi vjen nga disa kërkime shkencore: që nga muzika tek letërsia, nga meditimi tek ushtrimet fizike, ja disa prej mënyrave të kalimit të kohës, që kanë meritën e zhvillimit të mëtejshëm të trurit tonë.

1.Leximi

Nuk ka rëndësi se çfarë po lexoni, e rëndësishme është të mos e humbni këtë zakon të shëndetshëm. Leximi i librave dhe gazetave është një prej armëve më të mira për të mbajtur aktiv trurin, si dhe për të forcuar aftësitë e intelektit. Në fakt kur lexoni, përveçse reduktoni shumë stresin e përditshëm, ju zhvilloni dhe imagjinatën dhe mësoni të kuptoni në mënyrë komplekse dhe të strukturuar, një seri gjërash, të cilat mund të kthehen e të jenë të dobishme në punë, apo në marrëdhëniet me të tjerët. Rezultati? Duke lexuar përmirësohen të tre llojet e inteligjencës: fluide (zgjidhja e problemeve), e kristalizuar (aftësia për të përdorur dijet dhe përvojat e pranishme tashmë në kujtesë) dhe sociale (aftësia për të krijuar lidhje).

2.Instrumenta muzikore

Studime të ndryshëm kanë konfirmuar se t’i biesh një instrumenti muzikor, stimulon trurin dhe i lejon atij të prodhojë lidhje të reja mes neuroneve. Praktikimi i këtij aktiviteti  forcon veçanërisht zonën e ngurtë, ose më saktë pjesën e fibrave që lidhin dy hemisferat. Kur i bie një instrumenti, ushtrohen kujtesa, krijueshmëria, aftësitë motorike dhe analitike: pra muzika është një kurë e vërtetë për inteligjencën tonë.

3.Ushtrimi i mendjes

Kur  vret mendjen për të zgjidhur atë Sudokun shumë të vështirë, nuk je duke humbur kohë të vyer, përkundrazi. Ushtrimi i trurit me këto lloje lojërash është i barabartë me pjesëmarrjen në seanca intensive gjimnastike. Efekti kryesor pozitiv i kësaj gjimnastike të trurit është zhvillimi i neuroplasticitetit, aftësia e sistemit nervor për të modifikuar intensitetin e sinapseve, prodhuar të reja dhe eleminuar të tjera.

4.Mësimi i një gjuhe të re

Të folurit e dy apo më shumë gjuhëve, i lejon trurit që të qëndrojë elastik, duke zhvilluar aftësi të zgjidhjes së problemeve dhe arsyetimit krijues. Por mbi të gjitha, mësimi i një gjuhe të ndryshme nga gjuha mëmë, vonon procesin e rënies së neuroneve: me fjalë të tjera, truri qëndron “i ri” për një kohë më të gjatë dhe mëson ta shohë botën nga pikëvështrime të pazakonte.

5.Ushtrimet fizike

Dihet tashmë: të merresh me sport, ke efekte pozitive mbi mendjen dhe trupin, por vetëm nëse ushtrimet fizike bëhen në mënyrë konstante dhe jo sporadike. Në fakt është vërtetuar se përsëritja e seancave të lëvizjes rrit sasinë e neurotrofinës BDNF të pranishme në tru, më saktësisht në hipokampus. Kjo substancë është një proteinë thelbësore për jetën e disa neuroneve të sistemit nervor qendror dhe periferik, e cila ka meritën e përcaktimit të rritjes dhe diferencimit të neuroneve dhe sinapseve të reja. Nga ky efekt përfiton mbi të gjitha kujtesa jetëgjatë dhe aftësia e të kuptuarit dhe elaborimit të dijeve.

6.Meditimi

Nga një studim i kryer nga profesori amerikan i psikologjisë dhe psikiatrisë, Richard Davidson, mbi aktivitetin e ndryshëm të trurit tek Dalai Lamat dhe disa murgj budistë, u zbulua se meditimi zhvillon disa funksione potencialë të trurit, që përndryshe do të mbeteshin të papërdorur. Në mënyrë të veçantë, përqëndrimi që arrihet duke medituar lejon kontrollin e disa gjendjeve shpirtërore si dhe zgjedhjen se cilët të përdorësh në një moment të caktuar, duke i dhënë atyre që praktikojnë këtë disiplinë, një vetëkontroll më të fortë mbi mendimet dhe emocionet./abcnews.al

[the_ad_group id="421"]

Koronavirusi përhapet lehtë gjatë fluturimeve të gjata

Kushtrim Guraj

Syzet optike zvogëlojnë rrezikun e infektimit me Covid-19, kjo është arsyeja

Kushtrim Guraj

Rigjeneroni flokët në mënyrë natyrale përmes këtyre mënyrave

Kushtrim Guraj

Parashikoi koronavirusin, flet aktori i këtij filmi

Kushtrim Guraj

Mos pini më OKI, a e dini çfarë i bën trupit?

Opoja.net

Mungojnë karrocat për bartjen e pacientëve, në QKUK e improvizojnë një nga druri

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net