Opoja.net

Gjatë kësaj jave do të rikthehen sërish reshjet e shiut dhe borës

Kosova
Gjatë kësaj jave do të rikthehen sërish reshjet e shiut dhe borës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të kësaj jave do të ketë ndryshim të situatës meteorologjike.

Sipas institutit, fushat me presion të lartë që ishin ditëve të fundit, po i ndryshojnë vlerat e tyre, duke krijuar situatë me kushte tjera meteorologjike, erëra, reshje shiu, bore dhe ulje në fushat termike.

“Të hënën, në pjesën e parë të ditës vlerat termike mbesin të larta, mirëpo gjatë ditës kjo situatë do të ndryshoj, sepse do të krijohen vranësirat e dendura dhe jostabile, të cilat në pjesën e dytë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa me uljen e temperaturave gjatë natës, reshjet e shiut do të kalojnë në formë dëbore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të arrijnë deri 15 gradë (vetëm ditën e hënë), ndërsa nga e marta maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe më pas nga pasditja e së hënës e tutje, era do ta ndërroj kahun, në drejtim të veriut dhe verilindjes shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 18m/s”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Qeveria Hoti e dominuar nga burrat, shoqëria civile kritikon numrin e ulët të grave në ekzekutiv

Opoja.net

IKSHPK apelon të qytetarët, bizneset dhe gastronomia që në mënyrë strikte t’i respektojnë rekomandimet ndaj COVID-19

Opoja.net

Prishet koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së në Prizren

Opoja.net

Edhe 11 raste me coronavirus dhe dy të shëruar në Kosovë

Opoja.net

BE kërkon nga Kosova ta heq reciprocitetin: Në dialog, palët janë të barabarta

Opoja.net

​MPJ thirrje bashkatdhetarëve: Mos u nisni drejt Kosovës pa dokumentacion të rregullt

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net