Gjendet mikroplastikë në 90 për qind të kripës për ushqim

Shëndeti
Gjendet mikroplastikë në 90 për qind të kripës për ushqim

Mikroplastikat janë gjetur në kripën e detit disa vite më parë.

Por, tani hulumtimet e reja tregojnë se 90% e brendeve të kripës në botë përmbajnë mikroplastika, transmeton Telegrafi.

Nga 39 brende të kripës që janë testuar, 36 prej tyre kanë pasur mikroplastika, sipas hulumtimeve të reja.

Për këtë konstatim janë testuar mostrat e kripës nga 21 shtete në Evropë, Amerikë Jugore dhe Veriore, Afrikë dhe Azi.

Tri brendet të cilat nuk kanë përmbajtur mikroplastika janë nga Tajvani, Kina dhe Franca.

Ky studim i ri është i pesti për kripën që publikohet viteve të fundit. Studimet tjera janë kryer në Spanjë, Kinë, SHBA, etj.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën prestigjioze “Environmental Science & Technology”. /Telegrafi/

Cilat janë dallimet ndërmjet gripit sezonal dhe virusit Covid, flet infektologu kosovar

Opoja.net

Këtë vit 250 raste të reja me kancer të gjirit, pandemia ndikoi edhe në aspektin psikologjik

Opoja.net

Si ndikon diabeti tek tensioni i lartë i gjakut – çfarë duhet të bëni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net