Opoja.net

Gjermania dhuroi 500 mijë euro për FSK-në

Kosova

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, Faruk Geci, ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë nënshkruan Marrëveshje, me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan një grand me vlerë 500,000€ (pesëqind mijë euro) për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për blerjen e materialeve dhe pajisjeve mjekësore.

“Me këtë rasat, sekretari i përgjithshëm Geci ka falënderuar ambasadorin gjerman Heldt dhe përmes tij Qeverinë dhe popullin gjerman për ndarjen e mjeteve financiare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht për shërbimin mjekësorë të FSK-së, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë është duke dhënë për ndërtimin e kapacitetet të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Forca e Sigurisë e Kosovës, me fondin e dhuruar nga Qeveria gjermane, ka për qëllim të përmirësojë pajisjet e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe synon të sigurojë materiale dhe pajisje mjekësore që do të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve mjekësore dhe shërbimeve mjekësore në FSK”, thuhet në njoftimin për media.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë kanë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe. /Telegrafi/

Mos i humb

Për 9 muaj, në Kosovë mbi 5 mijë shoferë mbeten pa patentë shoferë

Opoja.net

Mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Opoja.net

MASHT-i shpenzoi mbi 11 milionë euro për tekste shkollore, por shumë nxënës mbeten pa libra

Opoja.net

Mësojeni se kur do të fillojë llogaritja dimërore e kohës

Opoja.net

Taksa ndaj Serbisë pritet të shndërrohet në reciprocitet

Opoja.net

Kurti tregon se çka duhet të kemi të përbashkët me Shqipërinë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net