Opoja.net

Gjermania e Kosova vazhdojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Kosova
Gjermania e Kosova vazhdojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Siç njofton kumtesa, në këtë takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe shtetit gjerman, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

“Pasi ka pranuar urimet për detyrën e re, Ministri Vitia ka shprehur përkushtimin për një bashkëpunim cilësor me shtetin gjerman, Qeverinë dhe popullin e të cilit shtet, e ka falënderuar për ndihmën e dhënë Kosovës si në rrafshin politik, ashtu edhe në kuadër të fushës së shëndetësisë”, thuhet në kumtesën e MSH-së.

Nga ana e tij, Ambasadori Heldt ka rikonfirmuar se Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë, do ta ndihmojë sistemin shëndetësor në Kosovë në ngritjen e kapaciteteve në shumë fusha të rëndësishme brenda këtij sistemi.

Loading...

Mos i humb

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë – gjithsej 106 të infektuar

Opoja.net

Edhe tri raste të reja me coronavirus në Kosovë

Opoja.net

Kurti i përgjigjet Presidentit: Veç zgjedhje, tjerat janë shkelje kushtetuese

Opoja.net

Këto janë vendimet e reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit!

Opoja.net

Nga sot ka filluar llogaritja verore e kohës

Opoja.net

Mësimi online do të vazhdojë deri më 6 prill

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net