Opoja.net

Gjinekologu nga Prizreni sjell ultrazërin revolucionar, i pari në Ballkan

Opoja Shëndeti

Dr Selami Sylejmani është i pari në rajon që është pajisur me ultrazërin më të avancuar në fushën e Gjinekologjisë, Obstetrikës dhe sëmundjeve të gjirit.

Pajisja më revolucionare në fushën e Gjinekologjisë, Obstetrikës dhe sëmundjeve të gjirit, Voluson E10 ka arritur në Kosovë.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Kjo pajise është teknologji e kohës së fundit, e cila ofron imazhe të detajizuara dhe të jashtëzakonshme, teksa përdor teknologjinë revolucionare me sondën elektronike 4D.

Atë e sjell Dr Selami Sylejmani, profesor në Universitetin e Gjakovës, dhe një nga ultrasonografistët më të mirë në Ballkan.

Voluson E10 është prodhim i General Electric (GE Healthcare), teksa në Kosovë distribuohet nga kompania e pajisjeve mjekësore, Yess Pharma, me seli në Arbëri (ish-Dragodan).

Intervistën me Dr Sylejmani mund ta lexoni më poshtë:

Profesor Selami, si po ndihni tash që jeni një nga doktorët e paktë në Evropë që zotëroni pajisjen e fundit ultrasonografike në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe sëmundjeve të gjirit?

Në fillim ju përshëndes dhe ju falënderoj që keni vendos të bëni një bashkëbisedim me mua lidhur me një hap që ndërmora për të sjell pajisjen e fundit – mahnitëse ultrasonografike VOLUSON E 10, në lëmin e gjinekologjisë, obstetrikës dhe sëmundjeve të gjirit. Fillimisht ky është një investim shumë i madh për mundësit e mia financiare, sepse biznesi im nuk është biznes në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, pra nuk është biznes i madh, për çka dhe ky investim kërkon shumë kohë – shumë vite dhe shumë sakrifica, për të mund ti nxjerr këto investime. Me këtë rast dëshiroj të citoi një koleg timin të cilit i kishte thënë një biznesmen turk, citoi: derisa ju punoni dhe i mbani të tjerët, nuk jeni askush, por nëse për ju punojnë të tjerët, atëherë ju jeni dikush …, mbyll citatin, në këto rrethana unë nuk jem askush. Në anën tjetër jam shumë i entuziazmuar dhe shumë i kënaqur që do të kam mundësi që me këtë pajisje shumë të përsosur të mundëm e t’i shërbej pacienteve tona të cilat do të na e besojnë shëndetin e tyre dhe shëndetin e pasardhëseve – fëmijëve të tyre.

Pyetja juaj se jam një nga mjeket e pakët në Evropë, që do të punoj me këtë pajisje – gjigant të diagnostikës ultrasonografike, flet më shumë për besimin që unë kam si profesionist në këtë lëmi të mjekësisë në përgjithësi, në VOLUSON-in në veçanti, por edhe përgjegjësin si mjek që e ndjej ndaj pacienteve tona të cilat na besojnë, për të vënë diagnozën maksimalisht korrekte aq sa mundëson kjo metodë diagnostikuese.

Keni investuar një shumë të madhe parash në Voluson E10. A mendoni se kjo do të ndalojë sadopak vlugun e madh të largimit të pacientëve tanë për në Maqedoni, kur dihet se tani një trajtim shumë më të mirë mund ta kenë në Kosovë? Çfarë risish do të sillni ju për pacientet e juaja tani?

Ju keni të drejt. Unë kam investuar shumë, shumë më shumë se sa i kam mundësit e mia reale, por këtë e kam bërë sepse shumë e dua profesionin. Unë jetoj në profesionin tim dhe vënia e një diagnoze korrekte më krijon shumë kënaqësi, sepse në një mënyrë unë bëhem një nga hallkat e zinxhirit të zgjidhjes së hallit gjegjësisht problemit që ka ajo paciente. Unë përpiqem që diagnoza ime e vënë me këtë metodë diagnostikuese të jetë e barasvlershme me diagnozën pato-histologjike (brenda mundësive të kësaj metode diagnostikuese), dhe që një paciente e jona kur nesër do të shkojë në një shtet tjetër të mos ndihet e nënvlerësuar ose e përçmuar nga raporti që ajo e mban në dorë, por përkundrazi ajo me këtë raport të çmohet dhe të vlerësohet se edhe Kosova, në segmente të caktuar dal nga dal përpiqet të ecë krahas shteteve që e kanë këtë nivel.

Pra, vënia e një diagnoze korrekte NUK mund të bëhet pa investime serioze dhe pa aparaturë të sofistikuar të këtij lloji ç’fare është Voluson E10. Në anën tjetër a ka kënaqësi më të madhe se kur i kumtohet një pacienteje se ajo është e shëndosh, ose kur i kumtohet se te fëmija i saj nuk haset ndonjë problem i cili mund të diagnostikohet me këtë metodë diagnostikuese, më besoni se nuk ka gëzim më të madh.

Se a do të orientohen pacientet tona për në institucionin tonë për të shijuar këtë aparaturë kaq të sofistikuar dhe kaq mahnitëse, kjo nuk varet nga ne. Ne si gjithnjë do të përpiqemi të bëjmë maksimumin në kuptim profesional por edhe ti trajtojmë ato ashtu si ato e meritojnë me besimin që na kanë dhënë.

Unë mendoj se një pjesë e tyre do të na besojnë, sepse ato edhe më herët e kanë provuar dhe ndjerë punën tonë me shumë përgjegjësi, e sidomos punën me VOLUSON E8, por një pjesë sigurisht se jo. Pse, ju mund të pyetni? Të ju them një thënie – konstatimi të një “mjeku popullor” i cili rregullisht na e beson – familjen e vet e sjell gjithmonë te ne për vizitë. “Doktor si është e mundur që ju të keni kaq pak punë, e ç’fare emri dhe eksperti jeni ju, te unë duhet me orë të tëra të pret në radhë klientela”. Paradoks se jo mahi, kjo nuk do koment.

Në një vend ku më shumë vlerësohet “mjeku popullor” se një ekspert në ç’fare do lëmi, nuk është e lehtë të punohet. Ose po ju sjell edhe një përvojë paradoks tjetër, të pa imagjinueshme për mendjen e shëndosh, të një pacienteje të cilës me diagnozën e venë me këtë aparaturë në institucionin ku unë punoj (shtatzëni ektopike shumë, shumë e rrallë) -vetëm këtë rast unë e kam hasur gjatë punës dhe përvojës sime shumë të gjatë mbi 30 vjeçare, shtatzëni në këndin e mitrës – në intersticium, e cila po nuk u diagnostikua me kohë përfundon me rupturë – plasje të mitrës dhe vdekje të pacientes për një kohë shumë të shkurtër.

Pas vënies së diagnozës dhe këshillave të mia se jeta e saj është në rrezik nëse kjo shtatzëni nuk ndërpritet, ajo nuk më beson, shkon në Maqedoni, ku i thuhet se shtatzënia e saj është në rregull. Ajo e vazhdon shtatzëninë dhe në një moment, sa më kujtohet (në autobus) gjatë kthimit në Prishtinë vjen deri te ruptura e mitrës dhe bie në shok hemorragjik. Me shumë përpjekje në Klinikën gjinekologjike të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës i shpëtohet jeta.

Një ditë prej ditësh, pas shumë kohësh, ajo serish vjen për vizitë, për probleme të ngjashme dhe vetë e tregon ngjarjen si e sqarova më lartë. Me këtë rast ajo vet thotë: “Ju doktor ma keni shpëtuar jetën, sepse raporti i juaj kur është gjetur në dokumentacionin mjekësor timin duke qenë unë në gjendje agonie, mjekët kanë mund të orientohen dhe të reagojnë shpejtë, dhe sot unë jam gjallë”. I them kjo është kënaqësi, për mua.

Ç’fare risi do të sjell kjo pajisje?

Kjo pajisje sjell aq mundësi dhe aq risi sa do të jetë vështirë për ti eksploruar edhe unë. Do ti përmend në vija të trasha:

Diagnostikim shumë korrekt dhe me shumë saktësi i ndryshimeve fiziologjike dhe patologjike në nivel të vezoreve, tubave uterine, mitrës – shtresave të mitrës dhe ndryshimeve në komblikun e vogël si dhe ndihmesë për mjekimin e tyre.

Diagnostikimi i shkaqeve të sterilitetit dhe vegël shumë e fuqishme – dorë e djathtë e gjinekologut për mjekimin e sterilitetit bashkëshortor.

Diagnostikimi shumë i hershëm – me kohë i shtatzënisë, dhe vlerësimi i shtatzënive të çrregulluara dhe patologjike si dhe diagnostikimi i një numri shumë të madh të anomalive të lindura fetale, që në tremujorin e parë të jetës intrauterine, duke përfshirë edhe disa nga aberracionet kromozomale – trisomitë, sidomos sindromën Down.

Përcjellja e ecurisë së shtatzënisë nëpër të gjitha fazat dhe diagnostikimi me kohë i ngecjes intrauterine të rritjes fetale.

Diagnostikimi i sëmundje të gjirit në përgjithësi dhe i kancerit të gjirit në veçanti me metodat më të reja që sjell diagnostika ultrasonografike.

Kjo aparaturë – ky aparat shumë i sofistikuar ultrasonografik tanimë është një vegël – shumë e fuqishme në dorën e një eksperti, duke u bërë hallkë thelbësore në zgjidhjen e shumë problemeve që lidhën me shëndetin e femrës dhe nënës së ardhshme.

Çfarë është e veçanta e ultrazërit të ri? A mund të na e shpjegoni funksionin e sondës elektronike 4D?

Kjo aparaturë e re ultrasonografike, është revolucioni momental i diagnostikës ekografike. Them momental, sepse kjo kompani – GE Healthcare, aq fuqishëm avancon në risit e kësaj metode ultrasonografike, sa që nuk mund të imagjinoj edhe optimisti dhe largpamësi më i madh. Të thuhen para një ose dy dekadash se ju një ditë do të mundeni me i përcjell edhe reagimet emocionale të fetusit – grimasat, të qeshurat etj., dikush edhe mund të tallej me ju, e kjo aparaturë sot i mundëson të gjitha. Me ketë aparaturë, pos që mundësohet analiza e dukjes nga jashtë të fetusit, ajo mundëson edhe vizualizimin e siluetës të organeve të brendshme.

Sondat, janë elementi kyç i aparaturës ultrasonografike. Rezolucioni (dallimi – sqarimi i dy pikave), varet nga numri i elementeve që ka një sondë. Deri më sot asnjë kompani ultrasonografike nuk ka arritur të ndërtoj një sondë me kaq shumë elemente. Sa për informim, numri i elementeve i shumicës së sondave të kompanive që prodhojnë aparatura ultrasonografike lëkundet nga 128 elemente deri në 192 elemente.

Kompania GE Healthcare, të pakta sonda ka me 128 elemente, gjegjësisht shumica e tyre janë me nga 192 elemente. Gjeneratat e reja të sondave të llojit Matrix të kësaj kompanie janë me 960 elemente – M6C, ndërsa ML6-15D me 1008 elemente.

Inovacioni i fundit i kësaj kompanie është sonda e Voluson E10 e4D ose sonda elektronike, e cila ka më shumë se 8000 elemente dhe është e vetmja sondë në botë që ofron këtë teknologji dhe këtë përformancë rezolucioni, pa përmendur edhe shumë mundësi të tjera që ofron kjo sondë duke pasur mundësi të ridrejtoj valët e ultratingullit.

Kjo sondë është me ftohje aktive, çka nënkupton se nëpër te vazhdimisht kalon një lëng që mundëson ftohjen e elementeve të sondës, dhe ai nga aty largohet dhe shkon te porti ku ftohët dhe kështu i mundëson një punë ideale, dhe një jetëgjatësi më të madhe sondës. Kjo sondë ofron imazhe të jashtëzakonshme në 4D, falë përpunimit të shpejtë relacion frames për sekondë, duke ofruar fotografinë në kohë reale. Për dallim nga sondat e gjeneratave të deritanishme, sonda elektronike – e4D e fokuson tufën e valëve të ultratingullit në pjesën e interesit.

Pse zgjodhët pikërisht GE Healthcare dhe Voluson?

Me kalimin e kohës, kur një profesionist e punon një punë dhe atë punë e bënë me shumë përkushtim, fillon dhe nuk kënaqet me rezultatet e punës së vet, duke kërkuar që performanca e punës së tij të jetë e krahasueshme me punën e eksperteve të tjerë të këtij profili në vendet e ndryshme të botes.

Para 2 viteve, Universiteti Ndërkombëtar DIU Libertas, në Zagreb, të Kroacisë me zgjodhi Docent të këtij universiteti. Unë nuk mund të mbaj ligjërata studenteve të këtij universiteti, nëse imazhet e punës sime nuk korrespondojnë me të arriturat e fundit të teknologjisë ultrasonografike. Këtë e kërkon niveli i lartë i këtij universiteti. Vetëm puna me këtë nivel teknologjie, mundet të ju mbaj në nivelin ç’fare një profesionist pretendon të arrij.

Para 2 viteve isha i ftuar nga Shoqata e perinatologëve të Serbisë për të mbajtur një ligjëratë mbi rrolin e ultrasonografisë në zbulimin e hershëm të anomalive te lindura fetale. Imazhet e paraqitura të punës sime me aparaturën VOLUSON E8, ishin shumë mbresëlënëse, dhe mora përgëzime e duartrokitje të gjata. Kjo bëri që edhe vitin tjetër të ftohem si ligjërues i ftuar në shkollën e radhës së peritalogëve të Serbisë.

Në Kongresin e përbashkët të shoqatave ultrasonografike të Sllovenisë dhe Kroacisë mbajtur në muajin Maj të këtij viti në Split të Kroacisë, poashtu isha ligjërues i ftuar, pasi se në paraqitjet e mia në tubime profesionale, Prof. Brkljačić, ekspert i njohur i kësaj fushe nga Zagrebi i Kroacisë, ishte shumë i befasuar me nivelin që e hasi në punën tonë por edhe në nivelin e teknologjisë. Këtë nivel mund të them lirshëm se vetëm GE Healthcare dhe Voluson mundet ti ofroj një profesionisti i cili e pëlqen punën me përkushtim dhe përgjegjësi.

A janë kompanitë kosovare të afta për kryerjen e mirëmbajtjes dhe servisimit të këtyre llojeve të pajisjeve të kushtueshme?

Të gjitha kompanitë kosovare kush më shumë e kush më pak përpiqen për mirëmbajtjen dhe servisimin e aparaturave ultrasonografike. Mirëpo, aparati ultrasonografik i kësaj teknologjie dhe i këtij niveli VOLUSON E10, kërkon njerëz – ekspert të shkathtë, mendjehollë, me edukim përkatës për këtë teknologji, të ndërgjegjshëm për obligimet që kanë ndaj blerëseve dhe të aftë që aty-për-aty të përpiqen ti mënjanojnë problemet gjegjësisht defektet që eventualisht mund të shfaqën gjatë punës.

Një gatishmëri dhe një nivel të tillë, unë e kam hetuar dhe e kam shijuar te përgjegjësit dhe stafi teknik i Kompanisë Yess Pharma, përfaqësues për Kosovë të GE Healthcare. Ky staf i ri në moshë por është shumë entuziast, i shkathtë dhe përgjegjshëm për obligimet që i ka ndaj blerëseve, për çka dhe i përgëzoi.
Lexo shëndeti: http://www.gazetaexpress.com/shneta/gjinekologu-nga-prizreni-sjell-ultrazerin-revolucionar-i-e-ballkan-foto-107350/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

 

Nga e enjtja pritet mot më i butë, temperaturat do të shënojnë ngritje deri në 11°C

Opoja.net

Lista prej 278 fermerëve perfitues të subvencioneve nga komuna e Dragashit

Opoja.net

Dëshmitë ndaj ish-drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit, si dhe dy zyrtarëve komunal

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net