Opoja.net

Gjurmë të ariut në Pllajnik (Foto)

Poeti dhe arsimtari Abaz Çengaj ka postuar në profilin e tij në Facebook disa fotografi që tregojnë gjurmët e një ariu.

Arsimtari nga Pllajniku thotë se gjurmët janë hasur te vendi i quajtur “Lisi i Shpatit”, njofton OpojaSot.com.

Kush është dhe çka bën Ariu i Murrmë që qarkullon në Ballkan

Ariu i murrmë (Ursus arctos) ose ariu i kafenjtë është lloji i dytë më i madh i familjes së arinjve, pas ariut polar, duke arritur në peshë deri në 868 kilogram.

Përgjithësisht ai jeton në zonat malore të mbuluara me pyje dhe shkurre.

Ata ushqehen me barëra, erëza, rrënjë, lente, mana pylli, vezë shpendësh dhe gjitarë, mjaltë dhe fruta.

Në përgjithësi, ariu i murrmë lëviz gjatë natës, por ndonjëherë dhe ditën. Ata mund të zgjohen lehtësisht dhe pëlqejnë të futen në një vend të mbrojtur, si shpellë, e çarë apo zgavër gjatë muajve të dimrit.

Arinjtë e murrmë janë përgjithësisht të vetmuar, por mund të krijojnë grupe të mëdha kur zbulojnë burime të mëdha ushqimi.

Shumimi ndodh nga maji deri në korrik. Këlyshët, përgjithësisht 1 deri në 3 (rrallë 4 ose më shumë), lindin në janar ose në fillim shkurti, kur nëna është në gjendje letargjie.

Frutat Dhe Perimet Më Të Pasura Me Hekur

Opoja.net

AUV konfirmon: Gripi i shpezëve prezent në Kosovë

Opoja.net

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publikon masat për parandalimin e përhapjes së gripit të shpezëve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net