Opoja.net

Gjykata Kushtetuese dënon ashpër ndërhyrjen në pavarësinë e saj institucionale

Rajoni
Gjykata Kushtetuese dënon ashpër ndërhyrjen në pavarësinë e saj institucionale

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka dënuar ashpër, atë që e ka konsideruar ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni, teksa ka përmendur se po ndjek me shqetësim “diskursin politik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti dhe kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike”.

Sipas kësaj Gjykate, këta zyrtarë duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese dënon po aq ashpër edhe përfoljen e gjyqtarëve individualë, si persona që kanë autorizime apo përgjegjësi vendimmarrëse individuale në këtë çështje”, është thënë në reagimin e kësaj gjykate.

Kjo Gjykatë u është referuar diskutimeve rreth rastit të dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë gjykatë, për të interpretuar kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dekretim të Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë së re.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Thaçit deri më 29 maj derisa të marrë vendim për ligjshmërinë e këtij vendimi.

Vendimi i Thaçit ka ardhur pas rrëzimit të qeverisë, tashmë në detyrë të udhëhequr nga Kurti, përmes një mocioni të organizuar nga LDK-ja.

Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Pas këtij vendimi, Thaçi dhe Kurti kanë shkëmbyer një varg letrash, mirëpo në asnjërën prej tyre nuk është prezantuar emri i mandatarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për formim të qeverisë së re, siç ka kërkuar presidenti i Kosovës.

Kyeministri Kurti ka thënë në disa paraqitje publike se qeveria që ai drejton, do të vazhdojë të punojë deri në zgjedhjet e reja, mirëpo më pas ka deklaruar se Gjykatën duhet lënë të punojë në qetësi, pasi sipas tij, ajo veçse i ka aktgjykimet nga rastet e mëhershme.

“Ekzistojnë përvoja dhe praktikat e mëhershme. E kemi Kushtetutën tonë dhe le të punojë në qetësi për vendim profesionale e meritor”, pati thënë Kurti.

Thaçi në anën tjetër se pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, për votimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë Kurti, ‘askush nuk mund të mbajë të uzurpuar asnjë zyre të institucioneve të vendit’.

Kurti, i është drejtuar edhe Komisionit të Venecias në lidhje me kompetencat e presidentit të Kosovës në shpërndarjen e kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për kryeministër të Kosovës.

Mirëpo ky Komision ka kërkuar që Kurti të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit të Kosovës, Thaçi për formim të qeverisë së re.

Komisioni Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit i njohur si Komisioni i Venecias, është një organ këshillues dhe jo obligativ mbi çështjet kushtetuese.

Loading...

Mos i humb

Protestat zhvendosen në ngjarje përkujtimore për Floydin

Opoja.net

BE-ja, sa afër, aq larg marrëveshjes Kosovë-Serbi

Opoja.net

Dita e parë e qeverisë vlerësohet “e zymtë”

Opoja.net

Burime diplomatike në Bruksel: Serbia pezullon fushatën kundër Kosovës

Opoja.net

Komunat do të ndalin shumë projekte si pasojë e krizës nga virusi

Opoja.net

BE-ja pret që Hoti të emërojë kryenegociatorin e Kosovës për dialog

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net