Opoja.net

Gjyqtarët kosovar të gatshëm për rifillimin e ndeshjeve të Superligës

Sport
Gjyqtarët kosovar të gatshëm për rifillimin e ndeshjeve të Superligës

Gjyqtarët e Superligës së Kosovë gjatë ditës së sotme i janë nënshtruar testit për koronavirus, pak dit para se të rikthehet futbolli kosovar.
Kanë qenë gjithsej rreth 46 gjyqtarë të cilët janë nënshtruat këtij testi dhe 14 kontroll të ndeshjeve.
Përpos testit për koronavirus, gjyqtarët kanë përfunduar edhe testet e fundit fizike, të cilët bëhen para çdo fillimi të kampionatit.
Kryetari i gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani u shpreh se të gjithë ata janë gati për të gjykuar ndeshjet e mbetura të Superligës së Kosovës
“Qysh në fillim të pandemisë, trajneri i fitnesit e ka përpiluar një program të stërvitjeve, e kemi shpërnda për të gjithë referët. E kemi ditur që është pak vështirë por sipas të dhënave dhe sipas kontakteve me referët që i kam pasur tërë kohë gjatë gjithë pandemisë, referët e kanë zbatuar atë programin që ju kemi dërguar, kështu unë besoj dhe shpresoj që sot nuk do ti kenë problem”, u shpreh ai.
Hasani gjithashtu u shpreh se edhe në Superligë do të zbatohet rregulli i ri me 5 ndërrime në ndeshjet e mbetura.
“Ne po e zbatojmë atë ndërrimin që e kemi bërë, pesë ndërrime edhe ju kemi dërguar të gjitha klubeve, të gjithë referët e dinë atë sipas rregullit të UEFA-s, pesë ndërrime me i bo me tre stopa, kështu që unë besoj që do ta kuptojnë atë dhe do ta zbatojnë ashtu siç duhet”, përfundoi Hasani.
Gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuca u shpreh tejet i gatshëm për të gjykuar ndeshjet e mbetura në Supërligë. Sipas tij të gjithë referët kanë mbajtur formën dhe do të mundohen të japin më të mirën në fushë.
“Besoj që ne, edhe tash me përgatitjet fizike që do të testohemi sot, jemi të gatshëm për një fillim të mbarë sepse edhe me bisedat me kolegët tjerë, secili prej tyre ka qenë aktiv gjatë kësaj kohe, dikush më pak, dikush më shumë por që në fund mund të them lirisht se ne jemi të përgatitur për të rifilluar sezonin”, theksoi ai.
Gjatë kohës së pandemisë, Nuza u shpreh se ka vazhduar aktivitet e tij, si çdo koleg tjetër i tij ani pse kanë hasur në shumë vështirësi, për shkak të mbylljeve të stadiumeve.
“Realisht unë çdo dit kam ushtruar, në fakt kur filloj kjo ndalesa në hyrje të stadiumeve atëherë na u vështirësua pak puna sepse ne aktivitetet stërvitore mundohemi ti bëjmë në fusha të futbollit, por ma merr mendja që ka qenë një mbajte e formës e mirë dhe po besoj që kemi me qenë të gatshëm”, përfundoi Nuza.
Kujtojmë që futbolli kosovar do të rikthehet javën e ardhshme me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, ndërkohë që të nesërmen luhet gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës./KosovaPress/

Loading...

Mos i humb

Po arrihet marrëveshja e shumëpritur, Juventus pranë nënshkrimit me yllin e madh

Fari Kolloni

Leroy Sane nis stërvitjet te klubi i ri

Fari Kolloni

Ndeshja Inter – Torino, publikohen formacionet zyrtare

Fari Kolloni

Mbrojtësi i Arsenal kërkon largimin nga skuadra

Fari Kolloni

Transferimi i Lautaros? Presidenti i Barcelonës sqaron gjithçka

Fari Kolloni

Misioni i pamundur, Real Madridi heq dorë nga Neymar

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net