Opoja.net

Gjysëm shekulli që kur këmba e njeriut për herë të parë shkeli në Hënë

Kuriozitete
Gjysëm shekulli që kur këmba e njeriut për herë të parë shkeli në Hënë

Neil Armstrong është njeriu i parë që eci në Hënë, ndërkaq mbeti në kujtime edhe për fjalët që u tha atyre që në ato momente e dëgjonin përmes radios në tokë: “Ky është një hap i vogë për mua, por i madh për njerëzimin”

Në këtë ditë, pikërisht 50 vjet më parë, më 20 korrik 1969, misioni Apollo 11 me ekuipazhin e tij zbarkoi në Hënë, me çka për herë të parë në histori këmba e njeriu shkeli në Hënë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lançimi u zhvillua më 16 korrik 1969, me udhëheqësin Neil Armstrong, pilotin e komandës Michael Collins dhe pilotin e modulit hënor Edwin ‘Buzz’ Aldrin. Më 20 korrik, Armstrong dhe Aldrin u bënë njerëzit e parë që ecën në Hënë ndërsa Collins ishte në orbitën lartë.

Misioni plotësoi qëllimin e presidentit të SHBA-ve, John F. Kennedy për “zbritjen në Hënë dhe kthimin e sigurt në Tokë para fundit të kësaj dekade”, ose me fjalë të tjera deri në fund të viteve 1960. Shumë e konsiderojnë uljen në Hënë si një nga momentet vendimtare në historinë e njerëzimit.

Armstrong është njeriu i parë që eci në Hënë ndërkaq mbeti në kujtime edhe për fjalët që u tha atyre që në ato momente e dëgjonin përmes radios në tokë: “Ky është një hap i vogë për mua, por i madh për njerëzimin”. Pas kësaj, me kolegun e tij Edwin “Buzz” Aldrin, ai eci tre orë në Hënë.

Loading...

Mos i humb

‘Bisha’ e Donald Trump: Disa fakte që nuk i dini për veturën më të blinduar në histori

Opoja.net

5 mënyra se si t’i shpëtoni frikës nga udhëtimi me avion

Opoja.net

Këto janë dhjetë shtetet më të fuqishme në botë për vitin 2020

Opoja.net

21 vite nga hyrja e Euros si monedha e re në Evropë

Opoja.net

Bleu orën e vjetër të murit në treg, gjermani habitet kur brenda i gjen 50 mijë marka

Opoja.net

Turqi, zbulohen fosile 9 milionë vite të vjetra

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net