Gjysma e Opojës i nënshtrohet reduktimeve të ashpra energjetike!

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Nëntë fshatra të Opojës, tash e disa ditë po ballafaqohen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, me arsyetimin se KEDS po kryen punime në rrjet. “Dalja 10 kV (Bellobrodi – Kodi: 30036008), nga ora 10:00 – 16:00, do të ndërpritet për shkak të punimeve, shkraun Radio Sharri, përcjellë Opoja.net.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bellobrodi, Brruti, Kapre, Kosavë, Pllajnik, Shajne, Xërxe, Zgatar dhe Zym”, thuhet në njoftimin e KEDS për ndërprerjen e sotme, duke specifikuar se pa energji do të mbesin edhe dy subjekte afariste, si dhe antenat e dy operatorëve të telefonisë mobile. Por, banorët e kësaj treve po ankohen se, KEDS po abuzon me këto ndërprerje të gjata, ndërkohë thonë se janë shumë biznese që po ballafaqohen me mungesë energjie dhe jo vetëm dy e tri sa po i përmend KEDS-i në njoftimin e vet.

“Si është e mundur që të ndërpritet energjia elektrike, gjatë kohës sa hapen gropat për shtylla apo derisa nguliten shtyllat dhe derisa shtrihen kabllot?! Këto punime KEDS t’i kryej pa e ndërprerë energjinë dhe, vetëm kur të lidhen telat ta ndërpresë për një apo dy orë dhe jo tërë ditën”, tha për redaksinë tonë një afarist, i cili krejt veprimtarinë e tij e ka të varur nga energjia elektrike. 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-