Opoja.net

Gmail tani mundëson bashkangjitjen e e-maileve si shtojcë, njejtë sikurse dokumentet

Teknologji
Gmail tani mundëson bashkangjitjen e e-maileve si shtojcë, njejtë sikurse dokumentet

A keni nevojë ndonjëherë të citoni një email me dikë që mund të mos ketë qenë pjesë e mesazhit origjinal?

E vetmja mënyrë të cilën mund ta përdorni deri tash është të përcillni emailet origjinale, ose t’i kopjoni dhe t’i bashkangjisni në emailin e ri, por nuk është saktësisht zgjidhja më elegante.

Sidoqoftë, nëse jeni një përdorues i Gmail, mund të jeni të kënaqur të mësoni se Google ka njoftuar se në një tipar të ri të Gmail, përdoruesit tani do të jenë në gjendje të dërgojnë email si një shtojcë në një email tjetër.

Në thelb, ju do të dërgoni atë si një dokument, por ai do të përmbajë emailin e jashtëm si pjesë të tij.

Sipas Google, “Ne kemi dëgjuar nga ju se ka situata kur bashkëngjitja e postës elektronike ka më shumë kuptim sesa dërgimi i e-maileve të ndara. Me këtë funksionalitet të ri, ju mund ta bëni pikërisht atë. Dërgimi i postave elektronike si bashkëngjitje ju lejon të shkruani një mesazh përmbledhës me email për marrësit tuaj, dhe të bashkëngjitni grupin e emaileve mbështetës që marrësit mund të hapin drejtpërdrejt.”

Karakteristika do të lansohet te përdoruesit dhe nuk kërkohet asnjë veprim nga ta.

Nëse e keni veçorinë tashmë duhet të kërkoni opsionin për “Forward as attachment” në emailet tuaja. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Mbi 80 për qind të fitimit të Volkswagen-it tkurret nga COVID-19

Linda Guraj

Iphone do të shërbejë si çelës veture

Linda Guraj

Më lirë veҫ lodheni, tani me 1 mijë euro mund të bëheni me makinë të re

Linda Guraj

Ky është çmimi përfundimtar i PlayStation 5

Linda Guraj

Ky është PlayStation 5 – pamjet dhe specifikacionet

Linda Guraj

Ky është celuari më i shitur në botë

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net