Opoja.net

Google do të prezantojë shpërndarjen e aplikacioneve në familje

Teknologji
Google do të prezantojë shpërndarjen e aplikacioneve në familje

Google së shpejti do të prezantojë “Play Family Library”, libraria e lojërave në familje, që do të lejojë që deri në gjashtë persona të shpërndajnë aplikacione nga “Google Play Store”, ka treguar kjo kompani në një email të dërguar zhvilluesve të aplikacioneve, transmeton koha.net.

“Pasi të prezantohet shpërndarja e aplikacioneve në familje, përdoruesit mund të shtojnë aplikacione që i kanë blerë, në librarinë familjare, pasi aplikacionet të pajtohen me këto rregulla” thonë nga kjo kompani.

“Në mënyrë që t’iu jepni përdoruesve eksperienca të ndryshme klientëve tuaj në aplikacione, sigurohuni që t’i lejoni ata t’i shpërndajnë me familjen e tyre në përditësimin e ri të rregullave DDA” shkruante në emalin e dërguar nga Google për zhvilluesit e aplikacioneve.

Pra “Play Family Library” do ti lejojë përdoruesit që aplikacionet të cilat i kanë blerë në “Play Store” ti shpërndajnë me familjen e tyre (deri në gjashtë persona), pa pasur nevojë që edhe ata të paguajnë për të njëjtin aplikacion.

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net

Prej tani Messenger ju tregon nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën

Opoja.net

Nokia 6300, vjen telefoni i dashur dhe i shumëkërkuar nga të gjithë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net