Opoja.net
Meka Mish

Google ka larguar gjatë vitit të kaluar 2.3 miliardë reklama të këqija

Në një prezantim të zhvilluar së fundmi, Google ka treguar se si në vitin e kaluar, është përkushtuar për eliminim e reklamave të këqija dhe pamundësinë e ngarkimit të tyre.

Gjiganti për kërkime në internet, në total ka larguar 2.3 miliardë reklama të këqija gjatë vitit të kaluar, që shkelnin rregullat e reklamimit, transmeton Telegrafi.

Kjo i bie, se për çdo ditë janë larguar nga gjashtë milionë reklama. Megjithatë, shifrat janë shumë më mirë se në vitin 2017, kur Google raportoi se ka larguar 3.2 miliardë reklama të tilla nga rrjeti.

Kompania ka bllokuar bashkëpunimin me afro një milion llogari të këqija reklamuese, rreth 734 mijë publikues dhe zhvillues të aplikacioneve – afro dy herë më shumë se në vitin 2017.

Mbi 28 milionë reklama janë larguar prej ueb-faqeve, teksa 1.5 reklama tjera prej aplikacioneve të ndryshme.

Mirëpo, largimi i reklamave të këqija nuk është e mjaftueshme, sepse duhet vendosur ndalesa për  shmangien e tyre. Për këtë arsye, Google ka vënë 31 rregulla të reja, që duhet plotësuar për ngarkimin e reklamave të reja.

Shumica e tyre kanë të bëjnë me reklama të rrejshme lidhur me kriprovalutat, ri shitësit e tiketave, kompanitë që ofrojnë mbështetje teknike dhe si dhe reklamat për ndihma shëndetësore.

Me rregullat e reja, Google kërkon certifikatën e regjistrimit të biznesit, si një ndër rregullat kryesore për reklamim. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Facebook do të lansoj kripto-valutën e tyre, GlobalCoin, vitin e ardhshëm

Opoja.net

Facebook i ka mbyllur gjatë këtij viti, më se dy miliardë llogari të rrejshme (Foto)

Opoja.net

Në 14 vitet e fundit, Google ka ruajtur disa fjalëkalime të bizneseve, në tekst të thjeshtë

Opoja.net

Facebook lanson aplikacionin për takime dashurie, Facebook Dating

Opoja.net

Filtri i ndërrimit të gjinisë, rrit për shtatë milionë numrin e përdoruesve në Snapchat

Opoja.net

BE-ja me ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net