Opoja.net

Google lanson një përditësim për të ndaluar thirrjet e rreme

Teknologji
Google lanson një përditësim për të ndaluar thirrjet e rreme

Google ka lansuar një përditësim softuerik për smartfonët e tyre, Nexus dhe Android One, i cili bllokon thirrjet e rreme në këto pajisje, transmeton koha.net.

Ky tipar do t’i njoftojë përdoruesit për ndonjë thirrje potenciale të rreme, bazuar në numrin që është duke ju thirrur, e që do t’i lejojë ata të bllokojnë atë numër.

“Thirrjeve të rreme iu ka arritur fundi. Sot ne kemi lansuar një përditësim në aplikacionin e thirrjeve në pajisjet Nexus dhe AndroidOne, i cili do t’ju njoftojë për thirrjet e rreme bazuar nga numri që ju thërret, e që do të mund ta bllokoni atë. Nëse e keni të aktivizuar “Caller ID”, mbrojtja nga këto thirrje do të aktivizohet sapo ta shkarkoni përditësimin e ri”, thonë nga kompania e Google.

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net

Prej tani Messenger ju tregon nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën

Opoja.net

Nokia 6300, vjen telefoni i dashur dhe i shumëkërkuar nga të gjithë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net