Opoja.net

“Google Translate” përmirëson dukshëm përkthimin

Teknologji
“Google Translate” përmirëson dukshëm përkthimin

Google do të përmirësojë shërbimin e vet për përkthim me një sistem që ri që interpreton të gjithë fjalinë si të plotë dhe jo fjalë-fjalë siç ishte deri tani, ka njoftuar gjiganti teknologjik.

Kompania thotë se ky sistem do të bëjë shumë më të kuptueshëm përkthimin përmes “Google Translate” në ueb dhe në aplikacion për telefona.

“Ky sistem do të përdorë kontekst më të gjerë për të gjetur përkthimin më të përshtatshëm dhe më pas e rregullon në mënyrën më të mirë gramatikore”, ka shkruar Barak Turovsky, udhëheqës i “Google Translate” në një postim në blog.

Versioni i ri i “Google Translate” funksionon përmes një makine neutrale, që është metodë e re për të përdorur kompjuterët për të përkthyer gjuhët njerëzore.

Përditësimi do të funksionojë menjëherë me gjuhët angleze, franceze, gjermane, spanjishte dhe kineze. Më vonë përditësimi do të përfshijë 103 gjuhët, në mesin e tyre edhe shqipen.

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net