Grenell thotë se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është prioritet i administratës Trump

Kosova
Grenell thotë se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është prioritet i administratës Trump

Richard Grenell thotë se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është prioritet i administratës Trump.

Një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA’së (DFC) Adam Boehler, përfshirë Richard Grenell, do të udhëtojë në Athinë, Prishtinë, Beograd dhe Jerusalem.

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, edhe vet ka njoftuar për ardhjen në Prishtinë.

Përmes një postimi në Tëitter, ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në top prioritetet kryesore të Administratës Trump.

Kujtojmë se më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën vëzhgimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte paralajmëruar se do të vijë një delegacion i SHBA’së në Kosovë për të negociuar për marrëveshjen e nënshkruar në fillim të shtatorit.

Ndërkohë që të hënën delegacioni i qeverisë amerikane do të takohet me udhëheqësit e lartë të qeverisë kosovare.

Grenell të mërkurën do të udhëtojë drejt Serbisë.

Eliot Engel më 28 tetor do jetë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për Kosovën

Kushtrim Guraj

Përmes këtyre procedurave u vodhën dy milionë euro nga Thesari i Kosovës

Opoja.net

Aksion masiv i Policisë në qendër të Prizrenit, 13 persona nën pranga

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net