Opoja.net

Guardiola: Real Madridi është mbret i Ligës së Kampionëve

Sport

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka lartësuar Real Madridin duke e quajtur mbret të Ligës së Kampionëve, para duelit të mesjavës mes skuadrës së tij dhe 13 herë kampionit evropian.

City e viziton Santiago Bernabeun për ndeshjen e parë me Realin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve të mërkurën, i vetëdijshëm se ende nuk e ka mposhtur asnjëherë gjigantin spanjoll në katër tentime deri tani në garën evropiane, transmeton Gazeta Express.

Guardiola ka shumë përvojë në përballje me Realin nga koha e tij si lojtar dhe më pas si trajner i rivalit të përbetuar, Barcelonës, prandaj ai është në dijeni për detyrën e madhe që e pret Cityn.

“Kam luajtur shumë herë ndaj këtij klubi si lojtar dhe si trajner dhe gjithmonë e kam admiruar shumë historinë e këtij klubi”, tha Guardiola.

“E di sa e vështirë është të përballesh me cilësinë e këtyre lojtarëve. Nuk e di sa shumë finale i kanë luajtur ata apo sa herë e kanë fituar trofeun”, shtoi ai.

“Do të përpiqemi ta bëjmë më të mirën, duke e ditur se luajmë kundër mbretit të kësaj gare”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Loading...

Mos i humb

Interi mund të nënshkruajë me Messin

Kushtrim Guraj

Pogba, plani A i Real Madridit, e Camvinga plani B

Kushtrim Guraj

AC Milan po e transferon 50 milionshin italian

Kushtrim Guraj

La Liga me propozim të ‘çmendur’ për përmbylljen e sezonit

Kushtrim Guraj

Shaqiri e Xhaka heqin dorë nga bonuset që i marrin te Zvicra

Kushtrim Guraj

Crespo dëshiron që një ditë të drejtoj njërën nga skuadrat e Milanos, i del një problem të madh

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net